E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, gjendet i vdekur një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar nga fshati Vinjoll i Krujës është gjendur i vdekur pasditen e sotme në banesën e marrë me qera në fshatin Borizan të Krujës. Mësohet se shtetasi Dritan Bajrami 25 vjeç i martuar me dy fëmijë ndodhej i vetëm në shtëpi pasi gruaja dhe fëmijët ndodheshin tek të afërmit e tyre. Dyshohet se vdekja e 25-vjeçarit të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së vetë viktimës i cili ka harruar rubinetat e gazit hapur dhe për pasojë është asfiksuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›