Tiranë, 7 në pranga për vjedhje, 24 orët e fundit
TIRANë- Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, në operacione të ndryshme, 7 persona të cilët akuzohen si autorë vjedhjesh. Burime nga policia bëjnë të ditur se 26 vjeçari Mersen Ndini u arrestua pasi dyshohet si autor i vjedhjes së firmës “Primalat” në Durrës në janar të këtij viti. Policia e Tiranës arrestoi sot dhe një 17 vjeçar, i dyshuar si autori i vjedhjes së një magazine, dhe tre adoleshentë me banim në Bathore, të dyshuar për vjedhjen e disa banesave në këtë zonë. Për të njëjtën akuzë unifromat blu arrestuan dhe 25 vjeçarin Amarildo Muka dhe një adoleshent nga Tirana. Përgjatë 24 orëve të fundit, në prangat e policisë ka rënë dhe 56 vjeçari Ahmet Xhezo, nga Vlora, ndaj të cilit gjykata e rrethit ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg", në qershor të vitit 2008, për akuzën "shkatërrim i pronës me eksploziv". Në kuadër të aksioneve të ndërmarra në 24 orët e fundit, policia rrugore ka vendosur 80 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve dhe ka pezulluar 8 leje drejtimi. (e.n/ata/BalkanWeb)