E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti me Greqinë, Dule: Autogol për qeverinë shqiptare

TIRANë- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilësoi si autogol për qeverinë shqiptare rrëzimin e marrëveshjes me palën greke për ujrat. Përmes një konference për mediat, Dule theksoi se vendimi i Kushtetueses është një goditje në imazhin e vendit dhe në kredibilitetin e negocimit të qeverisë. “Vendimi i gjykatës Kushtetuese është për nga vetë Kushtetuta i detyrueshëm. Ne e konsiderojmë një autogol. Ishte një goditje në imazhin e vendit, në kredibilitetin e negocimit të vendit tonë në shumë aspekte. është një precedent i cili nuk ishte i nevojshem. Ne jemi për një Shqipëri të hapur, që e ndjen veten partentere të barabartë në NATO dhe bëhet e gatshme për tu bërë partnere në BE” theksoi Dule. Ndërkaq Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mbështet presidentin Topi në dialogun për zgjidhjen e krizës, ndërsa këmbëngul në domosdoshmërinë e hapjes së kutive të votimit. “PBDNJ do të jetë në vijën e parë për arritjen e këtij kompromisi historik që do t’i hapë rrugë proceseve historike, për të investuar aty ku duhet, në proceset integruese të vendit”, tha kreu i PBDNJ-së. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›