E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria e humbur, vetëvritet me armë çobani

Sipas policisë së Gjirokastrës, viktima humbi jeten pasi qelloi mbi veten ne zemer me një pushke 20-ce. Dyshohet se viktima mund të jetë vetëvrarë ne kushtet e një depresioni të rëndë pas një historie dashurie me një vajze 

GJIROKASTER-Një i ri 23 vjecar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në fshatin Shtepëz i vjeter në komunën Picar në Gjirokastër. Sipas policisë së Gjirokastrës, viktima Klodian Alushi kishte humbur jetën si pasojë e plagës që kishte marrë në zemër me një arme zjarri tip pushke 20-ce. Policia e Gjirokastrës e cila filloi menjehere veprimet hetimore per zbardhjen e plote te ngjarjes dyshon se viktima mund të jetë vetëvrarë ne kushtet e një depresioni të rëndë pas një historie dashurie me një vajze. Viktima banues në Seman te Fierit u gjet në një shtëpi të braktisur të fshatit Shtepëz të cilën ai e përdorte për të jetuar pasi punonte si coban në këtë fshat.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›