E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, një rrënjë limoni prodhon 250 kg në vit

KRUJE- Nuk është aspak e zakontë, ajo që ndodh në fshatin Bilaj të Krujës. Një rrënjë e vetme limoni në shtëpinë e fermerit Pashk Paloka arrin të prodhojë deri në 250 kilogram kokrra limoni. Teksa i sheh këto pemë, bindesh plotësisht se është e pamundur të numërosh kokrrat e prodhuara. Ka ditë që degët e pemëve janë aq të mbushura, sa varen deri në tokë, pasi nuk mund të mbajnë peshën.

Kjo pemë sikurse shumë të tjera në bahcen modeste të fermerit duket se nuk ndalet së prodhuari. Në të njëjtën kohë, ajo ka sytha, lule, korra limoni të papjekura dhe të pjekura. Por edhe fermeri ka përfituar nga kjo prodhimtari që në fakt po e ndihmojnë ekonomikisht. Me pak zgjuarsi ekonomike ai ka ndalur shitjen përkohësisht për të përfituar nga sezoni i festave.

E si mund të quhet ndryshe ky fermer përvecse fatlum.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›