Maqedoni, organizime madhështore me rastin e 28 Nëntorit
“Shkupi gjithmonë ka festuar festat e nëntorit në mënyrë tradicionale, kështu që me rastin e ditës së 28 Nëntorit, Muzeu i Lirisë në Shkup do të furnizohet me materiale të reja si dhe do të bëhet promovimi i dhomës së dëshmorëve, në të cilën do të vendosën foto të atyre që dhanë jetën për kombin shqiptar”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Ndërkohë, Shoqata e Historianëve falënderon Muzeun Kombëtar të Shqipërisë për ndihëm e ofruar. “Jemi shumë mirënjohës për ndihëm e ofruar nga Muzeu Kombëtar i Shqipërisë, të cilët nuk e refuzuan kërkesën tonë dhe që së shpejti në Muzeun e Lirisë në Shkup do të arrijnë pesë skulptura dhe tre gurë varresh të kohës së lashtë, gjegjësisht të qytetit të Shkupit”, theksoi Skënder Asani, kryetar i shoqatës së historianëve.
Ndërsa lëvizja qytetare “Zgjohu”, në bashkëpunim me komunën e Çairit do të organizojnë një koncert madhështor me yje të estradës sonë. “Për nder të ditës së flamurit do të organizohet koncert madhështor në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup , ku do të marrin pjesë këngëtarë dhe yje si ‘Elita 5’, Leonora Poloska, Adrian Gaxha, Nehat Thaçi, Aziz Murati e shumë të tjerë” , deklaroi Artan Grubi, kryetar i lëvizjes “Zgjohu”.