E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të hapen kutitë. Berisha të shkulë veten

TIRANE- Vazhdojnë ende replikat mes opozitës dhe maxhorancës për hapjen e kutive të votimit. Sot ka qënë kreu i selizë rozë, Edi Rama që në një prononcim për shtyp i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kryeminsitrit Sali Berisha, për shkulje dhëmbësh e dhëmballësh me darët e ligjit.
Sipas Ramës është shumë e rëndë që një kryeministër të flasë për dara dhe për shkulje dhëmballësh. Rama ka kërkuar reflektim nga ana e maxhorancës, pasi hapja e kutive është e vetmja zgjidhje e pranueshme.

Në deklaratën e tij Kryetari Rama u shpreh se korrupsioni e ka mbuluar qeverinë e Berishës, prandaj ka ardhur ora që Berisha të nisë nga shkulja me darë por filimsiht sic theksoi kreu i socialistëve, nga kabineti.
“Korrupsioni e ka mbuluar qeverinë Berisha. Berisha duhet të shkulë nga karrigja, ministrant e tij, zv/kryeministrin, të shkulë familjen që qeveris dhe veten e tij nga karrigja që mban”, u shpreh kreu socialist.

“Sali Berisha të qetësohet dhe me qetësi të gjejë një mënyrë për të hapur kutitë e votimit. Jemi të hapur për të bërë së bashku hetimin e zgjedhjeve, pasi nuk ka rrugë tjetër përvecëse të hetojë këto zgjedhje”.
Për kutitë, kreu i Partisë Socialiste ka kërkuar reflektim nga ana e maxhorancës, por në të njëjtën kohë, nuk i ka ndalur akuzat ndaj Berishës

“Gjendja mendore e Berishës është e rënduar, pasi fjalori që ai përdor tregon njendjen e tij. Fjalori i Berishës është turp për vendin, fjalori i tij i ngjan fjalorit të Enver Hoxhës. Berisha drejton vendin me vota të vjedhura duke ulur nivelin e demokracisë dhe qeverisjes”, theksoi Rama

Rama ka folur edhe për Prokurorinë e cila ende nuk ka po heton për rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, vonesa në hetim është e pajustifikueshme, ndërsa thekson se ndaj prokurorisë po ushtrohet një presion i madh.

“ Prokuroria të shpjegojë pse nuk po hetohet për rugën Durrës-Kukës. Heshtja e saj është e pajustifikueshme, dhe ndaj saj po ushtrohet një presion i madh”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›