Vlore, koncert per festat e nentorit

Ne Vlore, me rastin e Festave te Nentorit gjate javes jane zhvilluar nje sere aktivitetesh, te organizuara nga bashkia e ketij qyteti.
Pjese e tyre ka qene edhe koncerti i zhvilluar, ne diten e 64-vjetorit te clirimit.
Bashkia e Vlores dhe drejtoria e turizmit kishin ftuar kengetare vlonjate, nga rrethet, por edhe te huaj.
Aurela Gace dhe amerikani Fatman Scoop ishin te ftuarit speciale te mbremjes.
Scoop performoi kenget e tij te njohura te gjinise hip-hop dhe RNB, kurse Gace kenge te muzikes vendase.
Koncerti, zhvilluar ne Pallatin e Sportit “Flamurtari”, ka zgjatur rreth tre ore.
Aty ishin te pranishem rreth tre mije te rinj.