A do të mbijetojë Slishkoviçi?
Asnjë nga tre trajnerët e huaj të mëparshëm të Tiranës nuk e ka përfunduar sezonin. Te bardheblutë kanë drejtuar edhe hungarezi Temeshvari, boshnjaku Abdihaxhiç e italiani Menikini
Kur në shtatë javët e para Tirana kryesoi bindshëm kampionatin u duk se titulli i 24-t do të ishte thjesht një formalitet. Por tani, pas javës së 13-të, bardheblutë, me humbjen 1-2 kundër Teutës në “Qemal Stafa”, ndodhen në vendin e dytë, madje me dy më pak se Vllaznia kryesuese, teksa rrezikojnë të zbresin edhe në të tretin nëse Shkumbini do të fitojë të dielën me Dinamon.
Një “piramidë” e përmbysur rezultatesh, vetëm shtatë pikë në shtatë ndeshjet e fundit, e ka vështirësuar jo pak situatën në shtëpinë e “Big Mama”-s. Në prezantimin e trajnerit Bllazh Slishkoviç, presidenti me rotacion Refik Halili pohoi se çfarëdo rezultatesh të arrijë trajneri boshnjako-kroat, ai në asnjë mënyrë nuk do të vendoste për largimin e teknikut.
Por tani, pas 13 javësh, a e ka ndryshuar mendjen presidenti i 23-herë kampionëve. Le t’i referohemi historisë, se çfarë ka ndodhur me trajnerët e huaj që kanë drejtuar Tiranën nga viti 2000.
Tirana, me 23 tituj në 69 kampionate, është “mbretëresha” e titujve kampionë në Shqipëri, por asnjë prej tyre nuk është fituar prej trajnerëve të huaj, edhe pse disa statistika nxjerrin si trajner kampion një hungarez me emrin Samo Singer, në Shqipërinë e viteve 1930-1939.
Tirana ka parë në drejtimin e saj, përveç emrave më të spikatur të trajningut shqiptar, edhe katër trajnerë të huaj, duke filluar nga hungarezi Miklosh Temeshvari (2000-2001), boshnjaku Enver Haxhiabdiç (2002-2003), italianin Leonardo Menikini (2005) dhe tani kroato-boshnjakun Bllazh Slishkoviç. Nga “treshja” (pa Blazh Slishkoviçin), hungarezi Miklosh Temeshvarit fitoi Superkupën në vitin 2001, ndërkohë që boshnjaku Enver Haxhiabdiç fitoi Kupën e gazetës “Sport ekspres”. Por, a do ta fitojë kampionatin Slishkoviç, duke u shndërruar në teknikun parë të huaj që fiton një kampionat me Tiranën?
Të tre trajnerët e huaj të mëparshëm i bashkon, përveç faktit se kanë drejtuar skuadrën më të pasur në Shqipëri, edhe një statistikë e dhimbshme: asnjë nga ata nuk arriti ta përfundojë sezonin, duke u larguar për shkaqe që lidhen si me rezultatet (jo fort të mira), por dhe me atmosferën “vrasëse” të ambientit bardheblu. Këtë gjë e provoi i pari hungarezi “lektori i FIFA-s”, Miklos Temeshavari (sezoni 2000-2001), kur i punësuar nga presidenti i atëhershëm i Tiranës, miliarderi egjiptian El-Sajed, kërkoi disiplinë të fortë te Tirana. Përfundimi: i larguar pas 8 muajsh. Të njëjtin fat pësoi më pas edhe profesori boshnjak Enver Haxhiabdiç (sezoni 2002-2003), që u rezistoi klaneve të bardhebluve vetëm 5 muaj. Temeshvari ishte një teknik i FIFA-s, i cili u jepte leksione trajnerëve në seminare të organizuara nga FIFA. Punoi me Tiranën në kohën e presidentit El-Sajed, por nuk e pati të gjatë kohën e qëndrimit, madje nuk e përfundoi as sezonin. U largua pas një rezultati negativ në Berat me Tomorin (1-0, java 21 e sezonit 2000-2001). Atë vit Tirana humbi kampionatin, teksa u rendit e dyta pas Vllaznisë. Pas largimit të profesorit hungarez, një boshnjak do të guxonte të drejtonte klubin e famshëm shqiptar. Enver Haxhiabdiç ishte një teknik mbi nivelin e teknikëve shqiptarë. Ishte njeri i qetë. Nuk arriti ta kuptonte kampionatin shqiptar dhe mentalitetin e futbollistëve që drejtonte. U largua pas një ndeshjeje derbi Partizani-Tirana, ku bardheblutë humbën 0-2 (java e 9-të, sezoni 2002-2003).
Në sezonin 2005-2006 italiani Leondardo Menikini u bë trajneri i dytë i huaj që drejtoi një skuadër shqiptare, pas Ticiano Gorit, i cili drejtoi për një gjysmë sezoni Partizanin (2002). Menikini ishte një trajner i vërtetë profesionist, një teknik karizmatik. Realizonte stërvitje në mënyrë profesionale, solli elementin teknik italian në Shqipëri. Erdhi për një projekt të madh. Nuk u kuptua aq sa duhet dhe u largua pas katër muajsh, pas një barazimi të bujshëm Tirana-Shkumbini 4-4 në “Selman Stërmasi” (java 11, sezoni 2005-2006). Po përse u larguan ata? Nuk patën cilësinë e duhur, apo u dorëzuan para presionit të lojtarëve shqiptarë. Në fakt ata sollën një risi në kampionatin shqiptar, si në stërvitje, ashtu dhe në drejtimin e ndeshjeve. Në Shqipëri ekziston një mungesë profesionalizmi nga ana e lojtarëve, të cilët nuk arritën të asimilojnë skemat e tyre dhe të zbatojnë rregullat strikte që ata imponuan.
Trajnerët e huaj të Tiranës
1. Miklos Temesvari, Hungari (Tirana): 2000-2001
2. Enver Haxhiabdiç, Bosnjë (Tirana) : 2002-2003
3. Leonardo Menikini, Itali (Tirana) : 2005-2006
4. Bllazh Slishkoviç, Bosnjë-Kroaci (Tirana): 2007-2008
TRAJNERËT E HUAJ NË SHQIPËRI
1. Mario Kempes, Argjentinë (Lushnja)
2. Miklos Temesvari, Hungari (Tirana)
3. Nikolai Arabov, Bullgari (Partizani, Flamurtari, Naftëtari) 4.Dervish Haxhiosmanoviç, Mali i Zi (Vllaznia 4 herë, Erzeni) 5.Ticiano Gori, Itali (Erzeni, Partizani)
6. Enver Haxhiabdiç, Bosnjë (Tirana)
7. Aurel Tikleanu, Rumani (Dinamo, Lushnja)
8. Pedro Pablo Pasculi, Argjentinë (Dinamo, 2 herë)
9. Ramon Cabrero, Argjentinë (Dinamo)
10 .Luka Bonaçiç, Kroaci (Dinamo, 2 herë)
11. Ivan Kataliniç, Kroaci (Dinamo)
12. Leonardo Menikini, Itali (Tirana)
13. Ulrih Shulse, Gjermani (Vllaznia)
14. Silviu Dumitresku (Apolonia)
15. Slavko Kovaçiç, Kroaci (Flamurtari)
16. Marselo Havie Zalajeta, Argjentinë (Dinamo)
17. Zlatko Daliç, Kroaci (Dinamo)
18. Bllazh Slishkoviç, Bosnjë-Kroaci(Tirana)
19. Esad Karishik, Bosnjë-Serbi (Apolonia)
Gjithsej trajnerë të huaj:
19
Klube që kanë marrë të huaj:
7 (Tirana 3 herë, Partizani 2 herë, Vllaznia 5 herë, Lushnja 2 herë, Erzeni 2 herë, Dinamo 8 herë, Apolonia 2 herë)
Teuta fut Tiranën në krizë
Kjo Tiranë zor se njihet. Jo vetëm se ndaj Teutës në “Qemal Stafa” (1-2) pësoi humbjen e dytë sezonale në 13 javë. Por se prej shtatë javësh po lëngon. Ajo fitore e bujshme në miqësoren kundër Milanit (2-1, më 14 tetor 2008), duket se “prishi” gjithçka të ndërtuar me shpenzime stratosferike për futbollin e varfër shqiptar. Tashmë në vendin e dytë me dy pikë më pak se Vllaznia, e vetmja skuadër që nuk njeh humbje në shtëpi.
Emiljano Vila, me dy golat e tij model në pjesën e parë, ishte dhe heroi i fitores më se të merituar durrsake në kryeqytet. Në mungesë të goleadorit Migen Memelli, bardheblutë dëshmuan se nuk kanë forca për të goditur kundërshtarët, teksa te 23-herë kampionët sulmuesi kryesor Daniel Xhafaj është tërësisht jashtë “kuadratit” të portës. Goli i Jetmir Sefës në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishte ngushëllimi i vetëm i tifozëve të Tiranës dhe kryetifozit bardheblu, Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Për Teutën “italiane” të ndërtuar nga një strateg i sprovuar si Starova, fitorja nuk ishte vetëm një hakmarrje personale e ish-trajnerit të bardhebluve, por e çoi formacionin durrsak në katër vendet e parë të Kategorisë Superiore. Herën e fundit që ish-trajneri i Partizanit kishte drejtuar Teutën (sezoni 2006-2007) i dhuroi asaj vendin e nënkampionit dhe të finalistit të humbur të Kupës së Shqipërisë (të fituar nga Besa). Sa për të dhënë edhe një statistikë, kjo ishte fitorja e 45-të e Teutës në 145 ndeshje me Tiranën (72 fitore, 38 barazime).
30 Nentor 2008