E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, persona të maskuar dhunojnë një shofer, i djegin automjetin

KRUJE- Automjeti i një kompanie private është ndalur në Krujë nga persona të armatosur, të cilët pasi kanë rrahur barbarisht shoferin, kanë djegur edhe mjetin.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, mësohet se mjeti në fjalë i përket një kompanie private. Personat e armatosur dhe të maskuar i kanë zënë pritë mjetit në fshatin Cuvikap të Krujës, ndërsa duke shtënë me armë në ajër e kanë detyruar të ndalojë.

Mësohet se mjeti në fjalë ishte i ngarkuar me amballazhene, ndërsa në kabinë udhëtonin 5 persona.

Pasi kamioni ka ndaluar, drejtuesi Luan Balliu 32 vjeç është nxjerrë me forcë, duke u goditur disa herë me shkop bejsbolli në krahë, këmbë dhe shpatull. Më pas e kanë lidhur duke i vendosur flakën mjetit. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›