E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizun: Nuk është bërë sa duhet kundër trafikimit, Rama-Meta do bëjnë maksimumin

ELBASAN-Kreu i prezencës së SHBA-së në Trianë Aleksandër Arvizu deklaroi sot se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI Ilir Meta se qeveria e re do të bëjë maksimumin kundër trafikimit ë qenieve njerëzore.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qszim Sejdiu, ambasadori amerikan duke etiketuar trafikimin e qenieve njerëzore krimit të tmerrshëm shprehu keqardhjen se nuk është bërë aq sa duhet në luftën kundër krimit njerëzor.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, priti sot ambasadorin Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në qendër të takimit, ishte lufta kundër trafikimit njerëzor. Kryebashkiaku Sejdini dhe ambasadori Arvizu biseduan për ngritjen e njësisë së lëvizshme për identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit. Ambasadori Arvizu u takua gjithashtu me disa persona të trafikuar. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›