E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, tritol makinës të një të riu, s`ka të lënduar

Tritol automjetit të një 25-vjeçari në qytetin e Krujës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Zim Zeneli” ku një automjet me targa AA 985 BD ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Sipas informacioneve, automjeti i dëmtuar është në pronësi të një 25-vjeçari nga qyteti i Krujës, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
 

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia ka ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›