21 janari, Sollaku: Prokuroria nuk ka prova për 3 deputetët e PS
TIRANE - Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka kritikuar dje, faktin që Prokuroria ka kërkuar autorizim për heqjen e mandatit të 3 deputetëve të opozitës për ngjarjet e 21 janarit, nëse këtë e ka bërë për balancim politik.
Ai në fakt ka inkurajuar Prokurorinë të vijojë hetimet pa u ndikuar nga politika, por njëkohësisht ka shprehur rezerva për punën e organit të hetimit.
“Është detyra e Prokurorisë të hetojë në gjerësi dhe në thellësi gjithë çfarë ka ndodhur në 21 janar, si ata që kanë organizuar, ashtu edhe autorët e masakrës shtetërore. Por, Prokurorisë nuk i lejohet që për hir të një balancimi në këtë frymë, të kërkojë autorizime për procedim për heqje imuniteti për deputetë, kur nuk ka asnjë provë”,- deklaroi ish-Prokurori Sollaku, tashmë anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
“Ne nuk kemi nevojë për show mediatik. Ne kemi nevojë t’i thuhet opinionit publik, që “x” deputeti do t’i hiqet imuniteti, sepse ka kryer këto veprime, të cilat janë të dënueshme dhe përbëjnë vepër penale”,- sqaroi Sollaku, gjatë një interviste për “Vizion Plus”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)