E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Basha në SHBA: Procesi duhet të bazohet në ligj

WASHINGTON - Gjatë qëndrimit në Washington, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishte i ftuar dje në Qendrën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare SAIS, ku foli për vizionin e tij si kryebashkiak. I pyetur pas takimit për ngjarjen e 21 janarit, Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”- deklaroi Basha.

Ndër të tjera, kryebashkiaku i Tiranës dekalroi se gjatë mandatit të tij në krye të abshkisë do t’i përqëndrojë të gjitha energjitë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.
Sipas Bashës, problemet e Tiranës janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen brenda 24 orësh, por ai shtoi se për zgjidhjen e tyre ai do të tëheqë mendimin e qytetarëve dhe do ta mbajë Bashkinë larg politikës.

“Mendoj se kemi arritur të nxjerrim bashkinë e Tiranës nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100% tek problemet, sfidat, dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve . Bashkia është e hapur për qytetarët jo vetëm me takimet me mua personalisht por edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit. Gjithashtu qytetarët janë të përfshirë në vendimarrje. Asnjë vendimarrje e rëndësishme nuk është bërë pa pjesmarrjen e qytetarëve.”- deklaroi Basha.

Duke folur për hipotekimin e banesave, Basha theksoi se procesi pritet të përfundojë brenda vitit 2012.

“Ministria e Transportit dhe e Drejtësisë janë mbështetëse të procesit të hipotekave dhe falë kësaj ne kemi arritur të avancojmë shumë mirë me një pjesë të pallateve me leje por të pahipotekuara. Me mbështetjen e tyre do të arrijmë t’a finalizojmë këtë proces brenda një kohe të shkurtër, brenda vitit 2012.”- dekalroi Basha.

(er.nu/VOA/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha takon Reeker: Tirana mirëpret investitorët amerikanë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›