E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të Heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, në 15-vjetorin e rënies së tij.

“Sot, institucionet e shtetit të Kosovës, qytetarët e Kosovës, nderojnë me respektin më të lartë, veprën, jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmondit dhe Hakifit”,- theksoi kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se jeta dhe vepra e komandantit Zahir do të mbetet gjithmonë “udhërrëfyes për punën e institucioneve të Kosovës, për gjithë bashkëluftëtarët e tij, për vullnetin e qytetarëve të vendit tonë”.

“Për lirinë e Kosovës, pavarësinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë”, theksoi kryeministri Thaçi para lapidarit të komandantit Zahir Pajazitit, në qendër të Prishtinës.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›