E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, ura e Tapizësnë rrezik, dëmtohetnga gërryerja e lumit

TIRANË- Ura e Tapizës mbi lumin Tërkuz, në komunën Nikël të Krujës është ndër ato objekte infrastrukturore të rëndësishme, por është lënë jashtë vëmendjes. Në pjesën e sipërme duket sikur nuk ka asnjë problem dhe automjetet kalojnë pa shqetësim nga Tirana në drejtim të veriut dhe anasjelltas. 

Por mjafton të shohësh këmbët prej betoni të urës, për të kuptuar se gjendja është alarmante. Uji dhe gërryerjet në lumë kanë dëmtuar kollonat e betonit duke rritur rrezikshmërinë për shembjen e saj.

“Meqënëse lumi herë pasë here vinte i rrëmbyeshëm nga Bovilla kur hapej, nuk është bërë asnjë mbrojtje ndaj kësaj vepre që lidh komplet veriun me Tiranën”,- deklaron kryekomunari në Nikël.

Gërryerja e fundit për mirëmbajtjen e kësaj ure ka qënë në vitin 2004, kur në pjesën perëndimore të saj u ndërtua një digë mbrojtëse, e cila nuk i rezistoi për një kohë të gjatë gërryerjes nga ujërat e lumit Tërkuz.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›