E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, furnizimime ujë të pijshëmvetëm me orare

KUKëS- Banorët e qytetit të Kukësit dhe 14 fshatrave përreth duhet të kalojnë edhe një tjetër verë të nxehtë dhe të thatë, pasi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit ende nuk ka përfunduar. Kreu i Bshkisë së Kukësit Hasan Halili duke paralajmëruar se punimet do të zgjasin përtej afatit të parashikuar nga kontrata, ka shprehur pakënaqësi me ritmin e punës.

Sipas tij, deri tani janë kryer 20% e punimeve ndërkohë që ka mbetur pjesa më e madhe për tu cuar deri në fund. “Jam i pakënaqur nga mënyra se si kanë organizuar punët deri më sot. Kuptohet që është një volum shumë i madh për tu kryer, pasi janë 80% e rrjetit të qytetit që do të përmirësohet. Do të jemi shuë të lumtur nëse projekti do të mbyllet deri në fund të vitit”, - deklaron kryebashkiaku i Kukësit.

Pasojat e kësaj vonese bien mbi banorët, të cilët do të vazhdojnë të furnizohen me ujë të pijshm në orare të kufizuara, deri sa të përfundojë rrjeti i ri i ujësjellësit, një projekt me vlerë prej 3,5 milion euro.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›