E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, Brazilifitore me vuajtjendaj Koresë së Veriut

JOHANESBURG- Brazili ka fituar 2-1 me Korenë e Veriut, duke marrë edhe kreun e grupit G në Botërorin e Afrikës së Jugut. Ndonëse përballë kishin një skuadër tepër modeste, brazilianët nuk e kanë patur aspak të lehtë, duke vuajtur shumë për të gjetur golin e parë. Dukej e pamendueshme që 5 herë kampionët e botës të mos fitonin, por loja e aziatikëve u bë një makth i vërtetë për ta. 

Të vendosur si një mur në mbrojtje, koreanët kanë qenë të vështirë për t’u çarë, ndonëse luanin me një nga favoritet kryesore të Botërorit. Pas 45 minutash pa gola dhe me pak raste, Brazili e nisi ndryshe pjesën e dytë, duke vënë nën presion koreanët. Kaluan vetëm 10 minuta dhe mbrojtësi i djathtë Dagllas Maikon arriti të thynte portierin e Koresë Myong, me një gjuajtje të prirët në zonë. Të çliruar nga pesha e golit, dominimi i brazilianëve u bë më i dukshëm në minutat e mbetura, por asgjë nuk ka qenë e lehtë përballë një ekipi të mirëvendosur në fushën e lojës dhe që ka luajtur me zemër deri në fishkëllimën finale të arbitrit. 

Elano dyfishoi shifrat në minutën e 72-të, pas një pasimi të artë të Robinjos. Koreanët gjithsesi nuk u dorëzuan dhe vetëm 2 minuta para përfundimit arritën të shkurtonin shifrat me Jun-Nam Ji. Pavarësisht vuajtjes, 3 pikët për Brazilin ishin të merituara, ndërkohë që ndeshja e radhës për 5 herë kampionët e botës është ajo me Bregun e Fildishtë më 20 qershor.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s Bregu i Fildishtë e Portugalia ndahen pa gola Zhgënjen Sllovakia, vetëm barazim me Zelandën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›