E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetëvrasjen e fejuara e këngëtarit Erion Korini

Ka tentuar vetëvrasjen e fejuara e këngëtarit Erion Korini. Sipas informacioneve të para 21-vjeçarja identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i pallatit ku jetonte por kanë qënë banorët e pallatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila pas diskutimesh me të kanë bërë të mundur edhe ta bindin atë të mos kryente hapin i cili mund të ishte fatal për të.
Mësohet se shkak i marrjes së këtij hapi ka qënë dhuna që këngëtari ushtronte ndaj saj. Ndërhyrja për shpëtimin e vjazës u bë nga skuadra e operacioneve speciale, ndërkohë që në vendngjarje ndodheshin edhe forca të RENEA-s. Mësohet se policia ka ndaluar këngëtarin Korini dhe ka bërë shoqërimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›