E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, vijon operacioni për asgjësimin e parcelave me kanabis

KRUJE - Vijon operacioni për asgjësimin e parcelave me kanabis në rrethin e Krujës.
Një tjetër parcelë e mbjellë me kanabis sativa është zbuluar ditën e sotme nga policia në fshatin Bruzë. Policia ka asgjësuar 350 rrënjë kanabis që kultivoheshin në këtë fshat.

Policia e Krujës vijon aksionin për zbulimin e parcelave të tjera në këtë zonë, pasi në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohet të jenë disa të tilla. Operacionet do të shtrihen gjithashtu edhe në zonat pyjore. Ndërkohë, nuk bëhen ende të ditur emrat e personave që kultivonin lëndën narkotike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›