E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në ‘Twitter’: U bëmë 70 mijë cicërues, faleminderit

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh edhe kryeministri i zgjedhur i vendit, njoftoi dje, se ndjekësit e tij në rrjetin social të “Twitter”-it kanë shkuar në 70 mijë.

Ai tashmë ka nisur disa ditë pushime, përpara se të marrë zyrtarisht detyrën e re të kryeministrit të vendit. “Ja ku u bënë 70 mijë cicërues! Faleminderit nga zemra për kaq shumë ndihmë e jo pak kënaqësi që sillni me tweet-et tuaja në këtë hapësirë!”, falenderoi dje Rama, të gjithë ndjekësit në rrjetin social “Twitter”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›