E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujf : Gjyqtari u tregua i mëshirshëm me Holandën

Holanda zhvilloi një lojë makabre dhe vrasëse, ndërhyrjet e kryera nga lojtaërët tanë ishin jashtë lojës normale të futbollit, ka deklaruar Krujf pas përfundimit të ndeshjes finale.

– “ Ishte një finale që Holanda duhet ta harrojë sa më parë. Përveç faktit që nuk fituam, ne zvilluam një futboll antinjerëzor. Ishte e tmerrshme të shihje ndërhyrjet e holandezëve, të cilat ishin shumë të ashpra”.

Sipas legjendës Krujf gjyqtari anglez Ueb u tregua shumë i mëshirshëm me lojtarët holandez në ndërhyrjet që ata kryenin. Nëse të gjithë holandezët mendojnë se gjyqtari i hoqi trofeun nga duart unë mendoj të kundërtën është shprehur Krujf.

Të gjithë ata që pretendojnë se gjyqtari nuk i ka toleruar lojtarët tanë,duhet të shohin me kujdes dhe vëmendje rastet dhe ndërhyrjet që kanë bërë shumë prej lojtarëve holandez.

Lidhur me ndeshjen ,Johan Krujf, është shprehur : - “ Më vjen keq që nuk fituam por me vjen më shumë keq që humbën në një mënyrë të turpshme. Duke ditur që luanim ndaj një kundërshtari të fort, menduam ta fitonim ndeshjen në mënyrë të dhunshme. Spanja luftoi deri në fund dhe ia arriti qëllimit duke dal triumfatore”.

Krujf i ka habitur të gjithë kur deklaroi para ndeshjes finale se fituesit e botërorit Afrikan do të ishin iberikët e Spanjës dhe jo kombëtarja e vendit të tij Holanda. Ish trajneri i Barcelonës ka përgëzuar trajnerin holandez Bert van Marvijk duke e quajtur atë si një trajner të sukseshëm.

Në mbyllje të deklaratës së tij Krujf, ka përshëndetur autorin e golit për Spanjën Andres Iniestën për lojën e mirë që ka zhvilluar në këtë botëror por edhe për golin që i dha iberikëve titullin kampion bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›