Krujf sulmon Holandën: “Luajti pisët”

Legjenda e futbollit holandez, Johan Krujf, kritikoi ashpër performancën e Holandës në humbjen 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, për taktikat e saj të “pista” dhe për stilin e saj “anti-futboll”.
Krujfi ishte në zemër të ekipit të Holandës që fitoi famë për stilin e “futbollit total” në vitet 1970 dhe pionieri i stilit që i dha Holandës reputacionin për të shijuar lojën e saj.
Holanda aktuale është në antitezë të kësaj tradite dhe Krujfi, i pakënaqur, pranoi se ai kishte ndjerë hidhërim të ishte dëshmitar i mbytjes së stilit tipik holandez.
“Të enjten ata më pyeten nga Holanda, ‘A mund të luajmë ne si Interi? A mundemi ne të bllokojmë Spanjën me të njëjtën mënyrë që Murinjo eliminoi Barçën?’”, - tha Krujfi për “El Periodico”, duke iu referuar rrugës që mbrojti Interi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në fitoren kundër Barcelonës.
“U thashë jo, në asnjë mënyrë. Unë thashë, jo sepse unë e urrej këtë stil, unë thashë jo pasi vendi im nuk do të guxonte ta bënte dhe nuk do të hiqte kurrë nga stili i tij. Unë thashë jo pasi, pa pasur lojtarë të mëdhenj si ata në të kaluarën, ekipi ka stilin e tij. Isha gabim. Sigurisht, që nuk jam duke akuzuar të 11 lojtarët, por thuajse. Ata nuk donin topin.
“Dhe për të ardhur keq, me trishtim, ata luajtën shumë pisët. Aq keq, sa ata mund të përfundonin shumë shpejt me nëntë lojtarë. Ata luajtën kaq shëmtuar dhe me goditje të forta, sa dhe unë e ndjeva dëmtimin”.
“Më djeg shumë dhe më vjen keq, që Holanda zgjodhi një rrugë të shëmtuar të synonin titullin. Ajo ishte e shëmtuar, vulgare, e ashpër, hermetike, stil i egër futbolli. Nëse ata më këtë stil ndjenë kënaqësi, mirë, por ata humbën në fund. Ata luajtën një anti-futboll”.
Krujfi gjithashtu u bashkua me kritikët për gjyqtarin e finales, Hauard Ueb, i cili u sulmua rëndë për mënyrën se si ai e menaxhoi ndeshjen. Ueb dha 14 kartonë të verdhë, plus një karton të kuq ndaj mbrojtësit holandez Xhon Hejtinga, por Krujf tha se ai duhej t’i nxirrte karton të kuq Nigel De Jongut për karatenë e tij drejt gjoksit të Ksabi Alonsos dhe një karton të dytë të verdhë për Arjen Robenin, që e goditi topin kur loja ishte e ndalur.
“Një finale e Kupës së Botës meriton një gjykim të madh, mbi të gjitha gjyqtarë që guxojnë të bëjnë detyrën dhe të japin gjithçka që duhet të japë një gjykatës”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 12 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili