E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orakulli Paul del në pension

Paul, oktapodi i famshëm që u shndërrua gati në një mit për të gjithë botën do të tërhiqet pas parashikimeve korrekte për aq ndeshje në Kupën e Botës në po aq këmbë sa ka ai, përfshirë dhe ndeshjen finale të fituar nga Spanja.

Molusku parashikues “do të tërhiqet nga parashikimet zyrtar”, - tha Tanja Munzig, një zëdhënëse e akuariumit “Sea Life” në Oberhauzen, Gjermani, ku dhe Paul jetonte.

“Ai nuk do të japë më parashikime orakulli, as në futboll, as në politikë, në jetën e artistëve apo ekonomi”, - tha ajo. “Paul do t’i kthehet punës së tij të mëparshme, thjesht të bëjë fëmijët të qeshin”.

Gjithsesi, Paul bëri edhe një punë të fundit. Punonjësit e akuariumit e paraqitën oktapodin me një kupë të artë, të ngjashme me trofeun zyrtar të Kupës së Botës.

Oktapodi gjeti të gjitha rezultatet e ekipit gjerman ndaj rivalëve të tij. Pasi Argjentina humbi në çerekfinale me Gjermaninë, argjentinasit dëshironin ta vrisnin, e njëjta gjë ndodhi edhe me gjermanët kur Paul parashikoi korrekt se Gjermania do të humbiste me Spanjën në gjysmëfinale.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›