Krujf: Kontrata e Mesit, e ekzagjeruar
Barcelona e ka “blinduar” 22-vjeçarin me një kontratë në shifra astronomike, e cila përfundon në fund të vitit 2016. Por ka nga ata që nuk janë dakord me kohën e gjatë të afatit të marrëveshjes. Njëri prej tyre është Johan Krujf.
Ish futbollisti i Kombëtares hollandeze, në një intervistë dhënë të përjavëshmes “El Periodico”, lëshon këto deklarata: “ Personalisht nuk jam dakord me kontratat e gjata, më mirë deri në tre, e shumta katër vjet dhe mjaft.”
Krujf vijon më tej: “Në futboll është tepër e rëndësishme të kesh motive të reja. E kuptoj që në sport nuk mund të jesh kurrë i qetë dhe prandaj është e drejtë që klubet t’i mbajnë për vete kampionët e mëdhenj. Por të firmosësh një kontratë si kjo e Mesit me Barcelonën, deri në fund të vitit 2016, mua më duket e tepruar.”