E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gillett: Benitez fajtor për paraqitjen e dobët

Njëri nga bashkëpronarët e Liverpoolit, George Gillett, e ka konsideruar trajnerin Rafael Benitez si fajtor për formën jo të mirë të Redsave në këtë fillim sezoni.
Humbja e të dielës nga Chelsea, ishte humbja e tretë e sezonit për Liverpoolin në Ligën Premier, duke mos llogaritur humbjen nga Fiorentina në Ligën e Kampionëve.
"Kemi investuar më shumë para se konkurentët tanë, për ta ruajtur historinë e klubit."Kjo do të thotë se gjërat është dashur të jenë më mirë. Prandaj nëse nuk është mirë, atëherë nuk janë fajtorë Gillet dhe Hicks (pronari tjetër), por trajneri...", ka thënë Gillet për "The Guardian".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›