Skrapari, lojtarët, 6 muaj pa u paguarSkrapari, klub i Kategorisë së Parë, pas gjashtë javëve ndodhet në vendin e 13-të me 5 pikë

Publikoje ne:
Dymbëdhjetë futbollistë të Skraparit kanë publikuar një notë proteste ndaj klubit të tyre, sipas së cilës lojtarët kanë 6 muaj që nuk kanë marrë rrogat. Lojtarët kanë bërë të ditur se nuk do të dalin në stërvitje pa u paguar nga presidenti Caka. Skrapari, klub i Kategorisë së Parë, pas gjashtë javëve ndodhet në vendin e 13-të me 5 pikë (1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje).
E Marte, 06 Tetor 2009