"Apple" cudit me laptope ultra te holle
Vazhdojne shfaqjet e teknologjise, nderkohe qe "Apple"-i do te beje shume vete te flasin per te dhe kompjuterin e fundit laptop ultra te holle. Ne fakt, produktet e "Apple"-it shihen si permiresimet e atyre qe momentalisht po i prodhon, dhe jo qe te krijojne "marramendje" si "iPhone" vitin qe shkoi. Java tjeter vjen me "Macworld"-in (reviste per perdoruesit e "Apple"-s dhe "Machintoch", dhe ky do te jete momenti i pritur i administratorit te "Apple"-it per prezantimin e produkteve te reja dhe te pershkruaje suksesin gjate vitit qe vjen. Lajmerimet e tij ne fakt frikesojne ritmin qe duhet te mbajne edhe industrite e tjera te prodhimit te kompjutereve dhe elektronikes se konsumit, por qe shpesh kane eklipsuar sallonin e teknologjise se Las Vegasit, i cili mbahet pak a shume ne te njejten periudhe. Ne fakt, "Apple" nuk ka lajmeruar per parashikimet e ketij viti, keshtu qe analistet jane impenjuar ne mendime se cfare do te hedhe ne treg kompania. Kompjuteret e levizshem ne fakt kane qene nje pike e forte per "Apple"-in dhe deri nga fundi i shtatorit ka shitur 1.34 milione laptope "MacBoock" dhe "MackBook Pro", duke regjistruar keshtu nje rritje prej 37 per qindesh ne krahasim me vitin e kaluar.