E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiakët e PS: Të mos votohet lirimi i banesave, mijëra të pastrehë do mbeteshin në rrugë

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, kryebashkiakët e Durrësit dhe Korçës, Vangjush Dako dhe Niko Peleshi, kanë kërkuar nga deputetët socialist, që të mos votojnë aktin normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve. Kjo, pasi sipas tyre, do të shkaktonte mbetjen në rrugë të mijëra të pastrehëve.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dy herë këtë projekt, ndërkohë që ky vendim i qeverisë, do të fuste në konflikt palët.

Kërkojmë që të mos e votoni aktin normativ. Jo thjesht për kredo politike por detyrim ndaj qytetarëve që na kanë votuar, pasi kanë 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese që e ka rrëzuar këtë akt normativ .

Të vish të sjellësh në parlament një akt që gjykata e ka rrëzuar përbën shkelje të rëndë. Grupi PS të mos e votojë por dhe të mbajë një qëndrim sa më të fortë. Janë shtëpi totalisht të amortizuara. Dhe banorët qëndrojnë sespe nuk kanë mundësi financiare të përballojnë shpenzime apo të marrin kredi. Është një zgjidhje e njëanshme që hap një problem të madh duke futur në konflikt të pazgjidhur të dy palët, tha Vangjush Dako.

Sipas tij, këto apartamente ose duhet tu jepen falas atyre që i kanë në zotërim, ose duhet të ndërtohen apartamente të reja, pasi sipas tij, kjo gjë është e përballueshme financiarisht.

Ndërkohë, kryesocialisti Rama, duke folur në mbledhjen e grupit, theksoi se PS-ja nuk mund të lërë pa shqyrtuar këtë problem për një pjesë të shoqërisë, por theksoi se ka edhe një vizion për ish-pronarët

Garantoj të gjithë pronarët se PS-ja është e qartë dhe e prerë në vizion dhe në programin e saj për njohjen e të drejtave e tyre të mohuara për 20 vjet theksoi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›