Kryebashkiakët socialistë Baftjar Zeqo dhe Vangjush Dako hetohen për shpërdorim detyre
Bashkitë e Fierit dhe të Durrësit, nën hetim pas përmbytjeve të fundit në këto qytete
Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Fier kanë nisur hetimet për përmbytjet e ditëve të fundit nga shirat në këto qytete dhe rrethinat e tyre. Lajmi konfirmohet nga Prokuoria e Përgjithshme sipas të cilës Organi i prokurorisë vendosi të nisi kryesisht hetimet, bazuar në denoncimet e qytetarëve të shumtë nga këto zona, të mbërritura në Prokurorinë së Përgjithshme, përfshirë edhe në adresën elektronike denonco@pp.gov.al. Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave metereologjike. Pa përgjegjshmëria publike e administratës së mykur të Kryebashkiakut të Fierit Bafjtar Zeqo dhe kryebashakiakut të Durrësit, Vangjush Dako do të kalojë në sitën e hetuesve. Qyteti I Fierit është përmbytur tre herë Brenda muajve për shkak të daljes nga shtrati të lumit Gjanica, i cili nga mungesa e investimeve të bashkisë Fier, që prej 15 vitesh mban në sirtar një projekt ndërhyrje përmbyt qindra banorë e biznese. Ndërkaq hetimet për të vërtetuar dyshimet mbi rastet e “Shpërdorimit të detyrës” po zhvillohen në disa institucione, në Shtabin e Emergjencave Civile në Bashkive, Komuna dhe agjencive të tjera që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemeve kulluese dhe që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatave të tilla atmosferike. Po ashtu, objekt hetimi janë edhe vendimmarrjet për punime, të cilat kanë dëmtuar apo bllokuar kolektorë e kanale kulluese në këto zona. Po sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për llogari të hetimit do të shfrytëzohen edhe informacionet e institucioneve përgjegjëse lokale për masat e marra, për personat përgjegjës dhe për zbatimin e rregullave teknike dhe ligjore në rast e situatave të vështira atmosferike.