Kryebashkiaku Basha: Keni mbështetjen time, ju vetëm fitoni

Basha dje gjatë takimit me ekipin e Tiranës
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, kryebashkiaku Lulzim Basha dje është takuar me ekipin e Tiranës. Ai do të mbështesë për herë të parë ekipin jashtë Tiranës dhe do të jetë në tribunën e stadiumit të Korçës në ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Gjatë mesditës, numri një i Bashkisë ka biseduar nga afër me futbollistët 24 herë kampionë të vendit. Me këtë takim, ai ka pasur si qëllim të motivojë dhe tu ofrojë mbështetje të pakushtëzuar kryeqytetasve të drejtuar nga Hulian Rubio, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. Kur na ndajnë veçse pak orë nga supersfida, drejtuesit e klubit nuk e kanë harruar ekipin, përkundrazi, janë të gatshëm që ti rrisin moralin. Skënderbeu është një kundërshtar si gjithë të tjerët, dhe për këtë nuk duhet tia keni frikën. Por, sigurisht që kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe që duhet vlerësuar. Sduhet të druheni në asnjë moment, pasi ju jeni 24 herë kampionët e vendit. Kam besim te ju dhe gjithnjë do të kem. Në të tilla kushte ju ofroj mbështetjen time, e cila nuk do tju mungojë në asnjë moment, si moralisht, ashtu edhe financiarisht. Të gjithë janë koshientë që historia flet veçse bardheblu, dhe kjo duhet tju motivojë më tepër. Në Korçë duhet të shkoni vetëm për trepikëshin, vetëm ky rezultat ju shkon për shtat, – më këto fjalë u është drejtuar lojtarëve Basha.