E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubio thumbon Levin: Sot do të argëtohemi me ju

Hulian Rubio

Trajneri bardheblu se diskuton fitoren ndaj Skënderbeut.

Skënderbeu-Tirana do të jetë ndeshje e një kalibri të lartë, por në fund fitojmë ne. Kështu është shprehur Hulian Rubio në prag të këtij superdueli, duke iu kundërpërgjigjur kolegut të tij, Levi.
Spanjolli, si gjithnjë qëndron larg absolutizmave, duke evituar euforinë e tepruar. Mirëpo, kurrë nuk pranon se ka frikë, për të kjo fjalë sekziston. Gjatë një interviste të dhënë për mediat, pak orë para këtij dueli, trajneri analizon ekipin e tij, që sipas tij po kalon një periudhë të artë.
Si është situata përpara kësaj supersfide?
Shumë e mirë. Lojtarët janë në formë dhe jam i kënaqur. Madje, e them me bindje, që po e pres me dëshirë këtë.
Keni thënë shpeshherë që asnjë ekip nuk ju tremb, çfarë ndjeni para Skënderbeut?
Shumë dëshirë për të parë, pasi më pëlqen futbolli me nivel dhe sot kështu do të ndodhë.
Ju dhe Levi, a do të ketë një duel mes trajnerësh?
Përplaset Skënderbeu dhe Tirana, pra 22 lojtarë dhe jo trajnerët. Ne kemi mision tjetër dhe në fakt puna jonë mbaron kur ekipet zbresin në fushë. Kemi shumë pak ndikim në ato 90 minuta.
Çfarë kujtoni nga 18 gushti?
Asgjë, përveç pjesës që gëzova dhe festova fitimin e Superkupës.
Gjatë këtij sezoni Skënderbeu është i vetmi ekip që se keni mposhtur dot…
As nuk ka mposhtur, por do mundohemi sot.
Levi një ditë më parë lëshoi lëvdata në drejtimin tuaj, mirëpo në fund tha se do të triumfojë ai. Si i kundërpërgjigjeni?
E falënderoj për elozhet, por sot (nesër) fitoj unë (qesh). Të njëjtën gjë mendoj edhe unë, është normale kjo për një trajner.
Kush është pika më e fortë e korçarëve?
Ka një kontingjent lojtarësh të gjerë dhe cilësorë.
Pika më e fortë e Tiranës suaj?
Bashkimi, forca dhe aspekti psikologjik i ekipit.
Përveç humbjes në start me Teutën, Tirana ende nuk është mposhtur në ndeshjet e mëdha. Çfarë e bën skuadrën tuaj, cili është çelësi i suksesit?
Tiranën e mëparshme se njoh, por di që ne zbresin në fushë me të njëjtën ide, me të njëjtën dëshirë, ky është çelësi, asgjë më shumë e asgjë më pak se kaq.
Ndonjë parashikim për këtë betejë?
E kam thënë disa herë që unë nuk hedh fall, edhe pse dëshira smë mungon (qesh). Unë jam i lumtur, i qetë dhe i kënaqur me punën e bërë gjatë këtij viti dhe me pëlqejnë betejat e mëdha.
Një fitore e mundshme ju bën të mendoni për titullin?
Ndoshta, por pas kësaj kemi edhe pesë ndeshje, në mos gabohem.
Duhet të fitojmë, por edhe nëse sia dalim, sdorëzohemi. Mos harrojmë që kemi edhe Teutën aty pranë.

Tifozët
Gjithçka është gati, 500 bileta që ishin në dispozicion janë shitur. Madje, interesi është aq i madh, sa që janë kërkuar të tjera. Organizmi pritet të jetë perfekt, ku përpos këngëve, nuk do të mungojnë edhe koreografitë. E në të tilla kushte, pritet që nesër grupimi Tirona Fanatics, në orën 11:00, të marrë rrugën e gjatë drejt Korçës. Ndërkohë që transporti do të jetë falas, pasi klubi ka vënë në dispozicion të sportdashësve 10 autobusë.

Superiore
Java 21

Sot, ora 16:00
Laçi-Pogradeci
Shkumbini-Kamza
Dinamo-Teuta
Tomori-Kastrioti
Apolonia-Flamurtari
Bylisi-Vllaznia

Sonte, ora 19:00
Skënderbeu-Tirana

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›