E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha mbledh ministrat për një gotë verë

Duke shfrytëzuar të parin panir në Tiranë, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka mbledhur pothuajse gjysmën e kabinetit qeveritar në rrugën “Murat Toptani”. Duke e promovuar këtë prodhim që mund të jetë konkurues në Europë ministrat dhe kreu i Bashkisë kanë shijuar pak nga pak cilësinë e verës shqiptare.
 

Kreu i bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha në fjalën e mbajtur theksoi edhe rëndësinë ekonomike të prodhimtarisë së verës.
“Tirana është tregu më i madh i verës jo vetëm për shitjen por edhe konsumimin e saj. Është me rëndësi që të mëbshtetet prodhimtaria e verës pasi ndihmon në punësimin e një numri të konsiderueshëm qytetarësh” ka theksuar Basha.
 

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Genc Ruli përmendi se prodhimi verës është një traditë e hershme për shqiptarët. Në panairin e parë shqiptar të verës u prezantuan kantina nga i gjithë vendi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›