Ruli Qeveria do mbeshtese prodhimin dhe eksportin e veres
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Organizatën Shqiptare të Somelierisë, Klubin e Shefave të Guzhinës Shqiptare si dhe Shoqatën Prodhuesit e Verës Shqiptare, organizuan sot në Rrugën Pedonale "Murat Toptani", në Tiranë, "Panairin e Verës dhe Guzhinës Shqiptare".
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, në përshendetjen e mbajtur me këtë rast, tha se "politikat e reja të subvencionimit të bujqësisë, që ka ndërmarrë qeveria, po mbështesin ndër të tjera me prioritet zhvillimin e prodhimit të vreshtarisë në vend dhe të verës, me qëllim rritjen e eksportit të këtyre prodhimeve edhe në tregjet rajonale e më gjerë".
Duke evidentuar ringjalljen e vreshtarisë përmes investimeve dhe politikave mbështese nga MBUMK-ja, ministri Ruli tha se Shqipëria ofron kushte të veçanta për kultivimin e rrushit, kjo falë klimës dhe relievit në vendin tonë, ndaj u shpreh ai, si një traditë e hershme e shqiptarëve, prodhimi i verës "Made in Albania", do të gjejë mbështetje prioritare me subvencione të veçanta për promovimin e këtij produkti në tregjet e huaja.
Në këtë aktivitet, të parin në llojin e vet, ku u prezantuan 12 kompani e firma prodhuese shqiptare të verës, nga krahina të ndryshme të vendit, merrnin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministrat e Ekonomisë, Ridvan Bode, i Transportit Sokol Olldashi si dhe të ftuar të tjerë.
Sot tregu është i mbushur me llojshmëri verërash. Ndërkohë që deri në vitin 1990 në Shqipëri numërohen rreth 20,000 ha vreshta, ndërsa në vitin 2010, sipas statistikave zyrtare, ishin rreth 4800 ha vreshta, kryesisht vreshta të reja. Ashtu si vendet e tjera mesdhetare, Shqipëria ka karakteristike të ngrohtë, verë të thatë dhe të butë, dimër të lagësht, çka favorizon zhvillimin e vreshtarisë.
Aktualisht fermerët shqiptarë kanë investuar në vreshta, jo vetëm me qëllim shitjen e rrushit për konsum të drejtpërdrejtë, por edhe për industrinë e përpunimit dhe prodhimit të pijeve tradicionale, si raki dhe verë.