Amnistia Bode Po punohet per te shmangur rradhet e gjata
Fuqia e ligjit të faljes është drejt fundit dhe ashtu siç është parashikuar fluksi i qytetarëve për të bërë rivlerësimin e banesave, duke përfituar nga ky proces është shtuar. Ministri i Financave, Ridvan Bode konfirmon se amnistia fiskale kulmoi veçanërisht në pjesën që i jepte mundësi qytetarëve të rivlerësonin banesat me çmimin e tregut, ndërsa pranon se nuk u propoganduan siç duhet përparësitë e këtij ligji.
Gjithashtu, ai shtoi se ky ligj nuk u realizua në formën e duhur, si pasojë e mungesës së bashkëpunimit politik.
Megjithatë, Bode informon se aktualisht dikasteri që ai drejton po punon për të shmangur rradhët e gjata të qytetarëve, të cilët po rendin drejt institucioneve këto ditë për të përfituar nga ligji i faljes.
Ndër të tjera, ministri i Financave informoi se për shkak të kujdesit që qeveria ka përforcuar ndaj situatës financiare, këtë fundvit nuk do të ketë shpërblime për pensionistët.
Fuqia e ligjit të faljes mbyllet në 31 dhjetor 2011 dhe pas kësaj qytetarët nuk do të kenë më mundësi të përfitojnë nga ky ligj.