Bode: Falja fiskale jo rezultatin e pritur
Këtë e konfirmoi sot kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode, i cili megjithatë fajin e çoi tek propaganda negative e bërë nga qeveria.
"Pritej një numër më i madh. Duket se fokusimi por edhe propaganda nuk është zhvilluar si duhet përderisa shohim që ditët e fundit ka një fluks të madh të individëve për të deklaruar vlerën e re të shtëpisë së tyre, qoftë edhe në bazë të çmimeve referuese që ka harta e vlerave dhe për të përfituar nga mënjanimi i një takse prej 10 % të diferencës së çmimit që shtëpia do të ketë në momentin e shitjes me atë që ka patur në momentin e parë të regjistrimit, të cilat kanë qenë të ulëta", sqaroi Bode.
Ministri Bode i konsideroi simbolike përfitimet nga zërat e tjerë që përfshinte ligji i faljes si legalizimi i parave likuide dhe disa forma të tjera të amnistisë që janë programuar për t'i ardhur në ndihmë biznesit dhe individëve. Sipas Bodes, në përfundim të këtij procesi do të jenë mbi 40 miliardë lekë të reja, të cilat do të falen.
"Nisur nga situata në të cilën u zhvillua nga mungesa e një konsensusi politik dhe një debati të fortë politik dhe nga kundërshtitë e shprehura të opozitës lidhur me këtë nismë, nuk arriti maksimalisht objektivin, por në tërësinë e saj çliroi qytetarët shqiptarë dhe biznesin nga një sërë detyrimesh dhe nga mënjanimi i një sërë pagesash të rritura për shkak të dinamikës që ka patur tregu i pasurive fikse në Shqipëri", deklaroi Bode. /Start/
2011-12-09 14:52