Meta Pakti tani te ecim para dhe te fitojme kohen e cmuar per integrimin
“Më në fund kemi një marrëveshje për të mbështetur të gjitha ligjet të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar në bazë të përmbushjes së gjithë detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian nga ana e Shqipërisë dhe natyrisht që ne e përshëndesim ashtu sikurse theksojmë se në rast se ky pakt, kjo marrëveshje do të ishte realizuar, qoftë edhe në muajin gusht kur ne e kërkuam një gjë të tillë, Shqipëria pa asnjë diskutim do ta kishte marrë sot statusin”.
Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi në Elbasan.
Duke shtuar se megjithatë, pavarësisht nga këto vonesa të pajustifikueshme është e rëndësishme të ecim përpara, të fitojmë kohën e çmuar në këto procese shumë të rëndësishme për të gjithë vendin pasi të gjithë e shohim që kohët që po kalojmë nuk janë kohët më të arta edhe për vetë Bashkimin Evropian.
“Kjo kërkon më shumë impenjim, më shumë konsensus, më shumë konstruktivitet për realizimin e atyre standardeve të cilat e përshpejtojnë procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ky ka qenë dhe mbetet një objektiv madhor i vetë LSI-së”, tha ai.
Duke përfunduar se është e rëndësishme që sot u krijua edhe Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, një komision që duhet të ishte krijuar prej kohësh.
“Ne nga ana jonë do të angazhohemi që ky komision të përmbushë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për të pasur standardet më të larta në zgjedhjet e ardhshme dhe më duhet të nënvizoj se është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces i cili konsensusin e orienton drejt standardeve dhe nuk i sakrifikon standardet për hir të çdo lloj konsensusi. Qëllimi është që të arrijmë standarde më të larta në zgjedhje se konsensus kemi pasur edhe në të kaluarën.
Në këtë drejtim besoj së është shumë e rëndësishme edhe barazia e votës. Të respektohet ky parim shumë i rëndësishëm kushtetues dhe në çmojmë se për aq kohë sa baza e sistemit mbetet proporcional, pavarësisht se proporcional rajonal apo kombëtar, është tepër e rëndësishme që të kemi një barazi të votës të të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht se ku ata jetojnë dhe pavarësisht nga çdo dallim tjetër.
Ky është një detyrim kushtetues. Në këtë drejtim ne e mbështesim çdo lloj opsioni, si atë të kalimit në proporcional kombëtar ashtu edhe korrektimin e sistemit aktual që është proporcional rajonal. Ne jemi të hapur për të diskutuar në mënyrë që të gjenerohet konsensus maksimal që plotëson standardet më të larta për zgjedhjet, që të mbyllet një herë e mirë kapitulli i kontestimit të tyre pas zgjedhjeve. Njëkohësisht përshpejtimi i të gjitha reformave të tjera ekonomike është një domosdoshmëri. Shqipëria ka arritur të ruajë një qëndrueshmëri ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve mjaft të vështira për rajonin, për fqinjët tanë kryesore, për Evropën në përgjithësi”, tha Meta.