BB Shqiperia vigjilente per disiplinen fiskale nuk e ka tejkaluar borxhin
Në një intervistë ekskluzive për “ABC News”, përgjegjësi ekonomik për Ballkanin në Bankën Botërore, Ron Hood shpjegon, se autoritetet shqiptare kanë qenë vigjilente për disiplinën fiskale, duke rishikuar me seriozitet buxhetin shqiptar dhe shpenzimet, nuk kanë lejuar që të kapërcehet borxhi publik prej 60% dhe borxhi i jashtëm prej 40% është më i ulët se në dhjetë vendet e reja tê BE-sê.
Në një kontekst krize europiane dhe më konkretisht në Eurozonë, ne dëgjojmë shumë të flitet për borxhin grek, italian, spanjoll, portugez. Banka Botërore ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit. Si paraqitet situata e borxhit, cili vend është në pozita më të shëndosha dhe më të dobëta?
- Kur shikojmë turbullimet që kanë shkaktuar borxhet në Europë, është evidente që sfida më e madhe që del përpara është financimi i këtyre borxheve. Shumë banka në Ballkan janë banka të Greqisë apo të Italisë, vende që tashmë përballen me probleme me mprehta në këtë drejtim. Aq më tepër që problemi thelbësor është krizë e borxhi. Kjo e bën të vështirë për vendet e Ballkanit që të gjejnë financime të jashtme për borxhet e tyre. Vendet e Ballkanit që kanë një borxh të jashtëm të madh, do të jenë më në vështirësi vitin e ardhshëm. Vendet që kanë një deficit fiskal të madh, s’do ta kenë të lehtë menaxhimin e situatës nëse nuk sigurojë dot nivelet e duhura për financimet publike. Tregjet lokale financiare nuk janë të forta në vendet e Ballkanit. Kjo do të thotë që vendet e rajonit që kanë nevojë për financime, do t’ju duhet t’ju drejtohen burimeve të jashtme, pikërisht në momentin që tregjet europiane janë të dobësuara.
Mund të na shpjegoni parametrat për Shqipërinë me një borxhi publik më pak se 60% dhe një borxh të jashtëm me 40%?
- Gjatë krizës së 2009-s, deficiti i llogarisë korrente ishte i lartë. Edhe pse në këto katër vjet, Ballkanit e ka ulur këtë defiçit, nivelet mbeten gjithsesi të larta. Kjo ka ndikuar në rritjen e borxhit të jashtëm, nga 40% e prodhimit kombëtar bruto deri në 60% të këtij prodhimi. Pra, ka patur një rritje të dukshme të këtij borxhi gjatë këtyre katër vjetëve dhe ky borxh, është publik dhe privat. Lidhur me borxhin publik, Shqipëria është afër nivelit 60% të prodhimit kombëtar bruto. 60% është kufiri që ne fiksojmë për të treguar se sipër këtij niveli ka një rrezik potencial të lartë. Autoritetet shqiptare kanë qenë të angazhuara dhe të vendosura për mos ta kapërcyer këtë nivel 60% dhe sigurisht rruga që kanë ndjekur është kontrolli i defiçitit fiskal vit pas viti, pasi defiçiti fiskal kur del jashtë kontrollit shkakton borxhi publik. Në të kaluarën, autoritetet kanë qenë më tepër optimiste për parashikimin e të ardhurave me kalimin e kohës. Atyre uu është dashur të rishikojnë dhe korrigjojnë buxhetin sidomos pjesën e shpenzimeve për të arritur objektivat fiskale. Autoritetet shqiptare e kanë bërë këtë me seriozitet gjatë këtyre dy viteve. Nuk mund të parashikoj se çdo ndodhë në 2012, por mund të them se autoritetet shqiptare kanë qenë shumë vigjilente për të mos lejuar borxhin publik të kalojë 60%, duke rishikuar shpenzimet në buxhet. Në rajon në përgjithësi, sektori publik e ka rritur borxhin e tij për të stimuluar rritjen ekonomike, duke qenë sa ajo njeh një ngadalësim të përgjithshëm. Kjo është mirë përsa kohë që ky financim mund të sigurohet. Por fakti është që rezervat që vendet kanë për ti dhënë këtë lloj stimuli ekonomisë tani janë harxhuar dhe ato përballen me sfidën e financimit. Pra vendet e Ballkanit do ta kenë shumë të vështirë që të stimulojnë ekonominë e tyre, nëse kriza në Europë vazhdon.
Si përkthehet ky 40% borxh i jashtëm në krahasim me vendet e rajonit?
- Ne kemi gjithashtu një kufi prej 60% për borxhin e jashtëm, për të treguar se sipër këtij kufiri, situata është e rrezikshme. Shqipëria me një defiçit të jashtëm prej 40% është në një nivel të ulët dhe disa herë shumë më të ulët se shtete anëtare të reja të BE, që kanë një defiçit të jashtëm shumë të madh krahasuar me Shqipërinë. Por kjo nuk duhet të thotë, se nuk duhet treguar vigjilencë për këtë. Kjo, pasi financimi i borxhit publik dhe të jashtëm do të jetë një sfidë për të gjitha vendet në një periudhë afatmesme.
Vendet e rajonit duken se ia kanë dalë mbarë likuiditetit të bankave, por a pritet të jetë e njëjta situatë në 2012 dhe 2013?
- Bankat në rajonin e Ballkanit kanë likuiditet, aktualisht nuk vuajnë nga likuiditeti, pasi huaja në rajon financohet nga depozitat lokale, madje edhe në bankat e jashtme ka depozita të konsiderueshme lokale. Është e rëndësishme që aktualisht nuk ka mungesë të likuiditetit siç ka qenë rasti para disa vitesh. Pra, në këtë aspekt, situata paraqitet më mirë se ç’mund të pritej.