Newcastle ka refuzuar blerjen e Zidane?!

E pabesueshme por e vërtetë ! Ndodh shpesh që klubet e mëdha të mos pranojnë në skuadrat e tyre lojtarë të ndryshëm, por rasti i mëposhtëm është i rrallë.
Në një raport të publikuar nga Marca, është zbuluar se në vitin 1996, kur legjenda franceze Zinedine Zidane dëshironte të largohej nga Bordeaux, Newcastle United (klub që në atë kohë luftonte për titullin e Premier Ligës) refuzoi francezin për arsye se ai "nuk ishte i mirë sa duhet".
Barry Silkman, në atë kohë njëri prej drejtuesve të Newcastle, tha se klubi anglez ofroi 1.2 milion paund për Zizu, kurse muaj më vonë, Juventusi e bleu atë për 3.2 milion paund.
"Pse është dashur ta blejmë Zidanin kur e kemi një Tim Sherwood?", ripërsërit fjalët e tij Silkman. Zidane do të bëhej futbollisti më i mirë në botë, që do të linte shenja në historinë e futbollit, duke e lënë Newcastlen që të vuajë për rastin e humbur, për të ndryshuar historinë e klubit.