E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se kryetari i BashkisëTiranë mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe u fut brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›