E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Himarës thirrje banorëve që të largohen menjëherë nga shtëpitë dhe bizneset

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Duke parë ritmin e shpejtë të përhapjes së zjarrit dhe rrezikun që paraqet për banorët, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo u ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme banorëve që të largohen menjëherë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që përbëjnë rrezik për jetën”, thuhet në thirrjen urgjente të kryebashkiakut Tavo, në rrjetet sociale.

Ai u sugjeron banorëve të kërkojnë ndihmën e organeve të Policisë së Rendit, asaj bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë, duke u kërkuar të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Për çdo emergjencë janë dhënë edhe numrat e kontakteve në terren.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›