Kryebashkiaku i LSI-së në Lushnjë bashkohet me PS-në
Kryetari i Bashkisë së qytetit të Lushnjës, Albert Sanxhaku, është larguar nga LSI-ja për t'u bashkuar me PS-në. Sanxhaku është pasuar edhe nga kryetari i degës së LSI-se në Lushnjë, Vladimir Hajdari. Dy ish-përfaqësuesit e LSI-së e kanë justifikuar largimin e tyre me faktin se dega e Lushnjës nuk është përfaqësuar siç duhet te kjo parti. Ndërkohë, LSI-ja e Ilir Metës është braktisur edhe nga kandidatja e kësaj partie në Fier, Rudina Jupe, edhe ajo i është bashkangjitur PS-së.
28 Maj 2009