E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Londrës shokon Rambon (FOTOT)

Çfarë k… bën ti këtu?. Kështu klithi një trafikant droge kur pa në derën e shtëpisë së tij kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson. Çkishte ndodhur? Kryebashkiaku po shoqëronte policinë e Londrës gjatë një aksioni në Londrën Veriore. Kur hyri në banesën e një shpërndarësi droge të njohur me emrin Rambo, ky i fundit thjesht mbeti shokuar.

20 përqind e krimeve në Londër ndodhin vetëm në dy përqind të territorit të qytetit. Johnson vlerësoi policinë për aksionin e tha se nga këto krime burojnë shumë të këqija në qytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›