E Diel, 1 Nëntor 2026

Votat në kutitë e gabuara, nuk janë thjesht vota të hedhura aksidentalisht, siç gënjen Kolegji!

Nga Bashkim Kopliku

Tani edhe Kolegji Zgjedhor, në arsyetimin e tij i quan Votat e hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara, votat e hedhura në kutitë e gabuara.  E pra, nuk është aspak e vërtetë sa thotë Kolegji.

Mbledhja mekanike e 258 fletëve të votimit të hedhura për kryetarin e bashkisë së Tiranës, në kutitë e gabuar, me 250 885 votat e hedhura në kutitë e duhura, është një veprim mafioz politik, dhe i paligjshëm, që na turpëron të gjithë ne shqiptarëve.  E thënë më konkretisht, fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuar, pra jo në kutinë përkatëse, atë për kryetarin, janë fletë që nuk shprehin qartë vullnetin e votuesit, pra nuk kuptohet se çfarë ka dashur të shprehë votuesi.  Kjo ngaqë ato fletë janë kryesisht dy llojesh: e para, fletë të hedhura pa dashje, pra gabimisht, në kutitë e gabuara; e dyta, fletë që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar, nga ata që e kanë gjetur si mënyrë për të shprehur vullnetin e tyre të kundërt me atë që shprehet duke lexuar mekanikisht sa është shkruar në ato fletë të votimit, duke e bërë fletën të pavlefshme.  Nëse vërtetë do të donim të dinim vullnetin e lexuesit, këto fletë të dyta, ato të hedhura qëllimisht në kutinë e gabuar, do të duhet të lexoheshin në të kundërtën e asaj që janë lexuar nga KQZ, pra fletët pro Lulzim Bashës, janë në fakt vota kundër Lulzim Bashës.

Gjithsesi, duke thjeshtuar sa thashë më lart, do ti bija shkurt si vijon:  duhet të mos mblidhen fletën e gjetura në kutitë e gabuara, me fletët e kutive përkatëse, pra kutive të drejta.

Më poshtë janë tri shkrime të miat që janë botuar fillimisht tek gazeta në internet Respublica.al, dhe pastaj në disa organe të shtypit.  Në respekt të lexuesit tuaj, dua të komunikoj me ta, për sa më lart, sepse jam i bindur se kam të drejtë unë, dhe kanë gabim shumica e miqve të mi, me të cilët kemi milituar bashkë në Partinë Demokratike, gjatë viteve 90, parti që fatkeqësisht u zhduk pas vitit 1997, duke u kthyer në një parti e një njeriu dhe e klikës së tij, në Parti e Sali Berishës, pavarësisht se akoma mbanë emrin e partisë sonë: Partia Demokratike.

Nga leximi i tri shkrimeve në vijim, do të bindeni se 91 votat e gjetura për Bashën, në fakt janë vota për Ramën, pra në fakt, Edi Rama nuk rezulton me një diferencë 10 vota mbi Bashën, por me 101 vota mbi Bashën.  Jam i sigurt se nëse do të numëroheshin votat për kryetarin e Bashkisë, në të gjithë kutitë e gabuara, numri i fletëve që mekanikisht dalin pro Bashës, por që në fakt janë kundër tij, do të ishte shumë më i madh se 91, sepse do të mblidheshin më tej votat e oficeres së policisë, apo të Lemerisë, personazheve që do ti gjeni në tri shkrimet e mia në vijim.

Në vijim tri shkrimet:

Të pastrojmë vetë pisllëkun e votave

[Respublica.al 08.06.2011]

Ky pranim masiv i grabitjes së votës së Tiranës (janë së paku 25% të votuesve që e pranojnë si të drejtë këtë grabitje, ku më të ndoturit janë juristët), na ndot të gjithë ne shqiptarët.  Ndërrohen rregullat e zgjedhjeve pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe nuk ngrihemi të gjithë e tu them: boll, e tepruat, si nuk e kuptuakeni se kësaj here po pranohet zyrtarisht të thyhet ligji dhe morali ditën për dielle kjo ndryshon shumë nga gara e zakonshme, e shfrenuar, se kush e kush do të vjedhë më shumë vota në errësirë, me fletë të hedhura natën etj.  Nuk duhet ti biem qylit duke thënë po të huajt përse nuk ndërhyjnë!: duhet ti pastrojnë vetë pisllëqet tona!

Militantët e kryeministrit përsërisin si papagalli: fletët e hedhura në kutinë e gabuar kanë të shkruar në to vullnetin e atyre votuesve që i kanë hedhur ato.  Pra, çdo fletë votimi e hedhur në kutinë e gabuar, ku shenji i kandidatit është për brinjë emrit të Lulzim Bashës, shprehka vullnetin e atij që e ka hedhur fletën në kutinë e gabuar, pra që ai person paska dashur të votojë për Bashën.  Aq të bindur e paraqesin veten, saqë ulërijnë e nuk dëgjojnë fare zërin e logjikës elementare, që vërteton se nuk është fare ashtu, por siç do të shpjegojmë më në vijim.

Në kutitë e gabuara, siç ka fletë votimi që janë hedhur gabimisht, pra pa dashje, po ashtu ka edhe fletë votimi që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar.  Në kutitë e gabuara nuk janë vetëm fletë që janë hedhur gabimisht, si rezultat i gabimit njerëzor; pra nuk janë vetëm fletët e atyre votuesve, që me gjithë kujdesin e madh të komisioneve, që kishin vënë një njeri që ti orientonte votuesit tek kutia e drejtë, prapë se prapë gabuan.  Në ato kutitë e gabuara ka edhe fletë që janë hedhur qëllimisht aty: për ta djegur votën për Bashën, duke e hedhur në një kuti ku vota bëhej e pavlefshme.  E janë pikërisht 91 vota të gjetura më shumë për Bashën, apo 35% të votave të hedhura në kutitë e gabuara, ato që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar (këtë e kemi vërtetuar në një shkrim të më përparshëm).  Në vijim një shembull real.

Së paku tre persona më kanë shkruar sesi e përse e kanë bërë një veprim të tillë: hedhjen qëllimisht të fletës së votimit në kutinë e gabuar.  Njëri nga ata, është një zonjë e re, oficere e policisë.  Nuk donte të jepte votën për Bashën, por kishte frikë ta plotësonte fletën kundër Bashës.  E shkreta oficere, po ta plotësonte votën kundër Bashës, kundër ministrit të saj, kishte frikë se mos ia lexonin tek tavolina ku po e plotësonte fletën,.  (Unë them se ka pasur frikë të tepruar, bile them se frika në rastin e saj, rrjedh edhe nga njohja profesionale e çimkave, e mjeteve moderne të përgjimit.  Nejse, nuk po e zgjas se përse ajo kishte frike: kishte frikë e kaq.)  Zgjidhja që ajo bëri, ishte që fletën e votimit e plotësoi në tavolinë si votë për Bashën, dhe pastaj bëri sikur u ngatërrua, dhe qëllimisht e hodhi tek kutia e gabuar, aty ku dihej që vota bëhej e pavlefshme.  Nuk ka njeri në botë, që të thotë se vota e numëruar në kutinë e gabuar, e asaj oficeres së policisë, ishte për Bashën, pra që ajo zonjë kishte votuar, kishte pasur vullnetin të jepte votën për Bashënkëtë nuk mund ta thotë as militanti, e as edhe gjykatësi më idiot.

Me siguri do të ketë edhe mendime të tjera për natyrën votave në kutitë e gabuara, por të gjitha vërtetojnë se ato vota nuk janë si votat në kutitë e duhura, pra nuk shprehin me siguri vullnetin që ka dashur të shprehë zgjedhësi, prandaj dhe janë, e dhe duhet të konsiderohen të pavlefshme, pra nuk duhet të mblidhen në asnjë mënyrë me votat e vlefshme.  Votat në kutitë e gabuara, edhe aty ku mund të jenë mbledhur me votat në kutitë e duhura, diku jashtë Tiranës, duhet të hiqen, si gabim.

Shqiptarë, mos ua lini detyrë të huajve, të gjykojnë në vendin tonë: ne vetë duhet të kemi forca të pastrojmë pisllëqet tona: votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të pavlefshme, dhe kaq.

Në dy shkrimet në vijim do të lexoni vërtetimin e sa shkrova më lart:

Kur votuesi zgjedh vetë kutinë e gabuar

[Respublica.al, 21.05.2011]

Jam i bindur se kryeministri Sali Berisha po mundohet ti vjedhë fitoren z. Edi Rama.

Po ndaloj në bazën e arsyetimit/sofizmit të kryeministrit Berisha: ai thotë se duhen numëruar edhe fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar.  Këtë ai e bazon në principin se është fletë votimi e vlefshme, kur ajo jep qartë, pa asnjë mëdyshje se cili ka qenë qëllimi i votuesit, pra se për cilin kandidat ka dashur të votojë, apo mos të votojë votuesi.  Me këtë princip janë dakord të gjithë.  Por unë mendoj se sofizmi i kryeministrit Berisha qëndron në faktin se ky princip i drejtë, nuk mund të zbatohet për rastin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, kjo sepse

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›