E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Lushnjes iken nga PS rikthehet ne LSI

Sot pritet ceremonia. Deputetet e PS Kjo nuk eshte drame

Kryetari i bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku si dhe mbeshtetesit e tij brenda administrates se bashkise do te rikthehen serish tek forca politike nga e cila mori drejtimin e institucionit vendor. Mesohet se Albert Sanxhaku serish do te rikthehet tek Levizja Socialiste per Integrim ku aderoi per disa vite dhe kandidoi nen siglen e saj per kreun e bashkise. Lajmin e rikthimit te Sanxhakut tek LSI-ja e kane konfirmuar burime te besueshme nga bashkia e Lushnjes eksponente te se ciles kane preferuar qe ta bejne publike nepermjet nje dalje mediatike ne nje nga televizionet lokale te Fierit. Te besuarit e Sanxhakut qe kane dale ne televizion kane zgjedhur qe ta hapin biseden e tyre politike me nje grup opinionesh nga qytetaret e Lushnjes te cilet jepnin mendimin e tyre lidhur me levizjet politike sa ne nje kah ne tjetrin gjithashtu sa ne nje parti ne tjetren. Burime te gazetes nga Lushnja bejne te ditur se ceremonia e rikthimit te tij tek LSI-ja do te zhvillohet sot gjate se ciles do te marre pjese edhe vete kreu i LSI-se Ilir Meta. Ky i fundit ka qene shpesh ne Fier keto dite. Vizita me e fundit e Metes ne Fier ka qene te merkuren ku mesohet se ka ardhur jo vetem per nje angazhim personal ngushellim per vdekjen e babait te nje miku te tij por edhe per te detajuar specifikat e fundit te cudise politike te kryetarit te bashkise Lushnje. Pikerisht dy jave me pare gjate nje takimi me te rinjte e Lushnjes Ilir Meta ka lene te hapur mundesine e rikthimit te Albert Sanxhakut tek forca politike qe Meta drejton. Per kete ceshtje pyetur nga gazeta Shqip deputeti i PS-se Fatos Tushe i cili deri ne qershor te vitit 2009 ka qene zevendes i Sanxhakut theksoi se le te presim ecurine e ngjarjes dhe pastaj te prononcohemi. Zera prane tij thone se shperngulja me e fundit e tij drejt LSI-se po behet me qellim rikandidimin per kryetar bashkie gje qe mesohet tI jete premtuar nga Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›