E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmite e rreme dy police nen hetim

Bandat e Durresit Faik Kusi dhe Bajram Muka akuzohen se nuk kane treguar te verteten ne gjyq

Dy punonjes policie deshmitare ne procesin gjyqesor ndaj organizatave kriminale te Durresit rrezikojne burgun. Faik Kusi dhe Bajram Muka akuzohen se kane kryer deshmi te rreme. Ne seancen e djeshme gjyqesore eshte paraqitur eksperti Viktor Hajdari i cili ka keqyrur disa materiale te firmosura nga Muka dhe Kusi te cilet kane pretenduar se nuk kane firmosur asnjehere materiale per kete ceshtje. Nderkohe ne seancen e djeshme gjyqesore eshte vertetuar e kunderta. Dy policet kishin firmosur ne disa akte hetimore pas vrasjes se shtetasve Marsel Sotiri dhe Viron Curri. Bajram Muka punonjes policie ne Policine e Durresit ishte personi te cilit i ishte dorezuar arma nga nje femije qe e kishte gjetur ate me 31 tetor 1998 dy dite pas ngjarjes ku eshte vrare Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosur Marsel Sotiri. Ne nje kohe qe procesverbalet pjese e fashikullit te gjykimit mbanin te njejten date deshmitari tha se ato ishin perpiluar ne dy dite te ndryshme. Kjo arme e sekuestruar ishte arma qe ishte perdorur ne vrasjen e Viron Currit Arjan Pajes dhe plagosjen e Marsel Sotirit si edhe ne vrasjen e Dritan Dishes. Deshmitari Muka ishte polic objektesh ne tetor te vitit 1998 kur i ishte afruar nje femije me arme ne dore. Me tha Kam gjetur nje arme dhe erdha ta dorezoj. Njoftova me radio. Erdhi grupi hetimor i zones se Shijakut per pak minuta. Me pas une mora vesh qe nje dite me pare aty kishte ndodhur nje ngjarje deshmoi Muka disa jave me pare duke saktesuar se per sekuestrimin e armes ai kishte mbajtur dy raporte sherbimi. Ne raportin e sherbimit te pare e shenova vete numrin e armes tha deshmitari. Po sipas tij pak dite me pas ai ishte thirrur ne Policine e Durresit per perpilimin e nje tjeter raport sherbimi. Ne raportin e sherbimit te dyte nuk e konfirmova numrin e armes. Nuk kishte arme ne zyre. Ai numer mu servir ne raportin ku firmosa u shpreh Muka. Prokuroria ka paraqitur nje procesverbal te pyetjes se tij ne vitin 2000 per llogari te nje hetimi te Prokurorise se Durresit mbi akuza ndaj Klodian Saliut. Muka tha se firma ne fund te procesverbalit nuk ishte e tij. Para gjykates ai u shpreh se nuk kujtonte te kishte dhene ndonjehere deklarime per ngjarjen. Prokuroria kreu nje ekspertim grafik per te vertetuar nese firma ne procesverbalin e deklarimeve i perket deshmitarit Muka dhe rezultatet u jepnin te drejte Krimeve te Renda e cila tashme do te perpiloje nje informacion per kryerje te vepres penale te deshmise se rreme per Muken. E njejta situate eshte edhe per punonjesin tjeter te policise Faik Kusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›