Kryebashkiaku i Lushnjes iken nga PS

Mesohet se Albert Sanxhaku serish do te rikthehet tek Levizja Socialiste per Integrim ku aderoi per disa vite dhe kandidoi nen siglen e saj per kreun e bashkise.
Lajmin e rikthimit te Sanxhakut tek LSI-ja e kane konfirmuar burime te besueshme nga bashkia e Lushnjes eksponente te se ciles kane preferuar qe ta bejne publike nepermjet nje dalje mediatike ne nje nga televizionet lokale te Fierit.
Te besuarit e Sanxhakut qe kane dale ne televizion kane zgjedhur qe ta hapin biseden e tyre politike me nje grup opinionesh nga qytetaret e Lushnjes te cilet jepnin mendimin e tyre lidhur me levizjet politike sa ne nje kah ne tjetrin gjithashtu sa ne nje parti ne tjetren.
Burime te gazetes nga Lushnja bejne te ditur se ceremonia e rikthimit te tij tek LSI-ja do te zhvillohet sot gjate se ciles do te marre pjese edhe vete kreu i LSI-se Ilir Meta.