E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi Shqiptaret besojne tek politika

Instituti i njohur i sondazheve Gallup ne bashkepunim me Qendren per Politika Europiane dhe Fondin Europian per Ballkanin bene publike ne Bruksel rezultatet e sondazhit Ballkan Monitor 2010.

Per secilin prej vendeve te Ballkanit sondazhi ndahet ne disa kategori si kushtet e jeteses qeverisja dhe korrupsioni ekonomia Bashkimi Europian udhetimi dhe vizat besimet fetare etj.

Kapitulli ku jepet permbledhja me sondazhet per Shqiperine titullohet Me ekonomine ne gjendje te keqe shqiptaret kane besim tek politikanet e tyre dhe tek Bashkimit Europian.

Ne vitin 2010 vetem pak shqiptare kane pranuar se kane marre nga te aferm jashte shtetit cka deshmon per peshen ne renie te reminitancave ne ekonomine shqiptare.

31.3 perqind e shqiptareve i cilesojne kushtet ekonomike si te shkelqyera apo te mira 42.3 perqind te mjaftueshme dhe vetem 22.8 perqind e shqiptareve te intervistuar mendojne se kushtet ekonomike te vendit jane jo te mira. 49.6 perqind e te anketuarve jane te kenaqur nga standartet e jeteses dhe 47.6 perqind te pakenaqurit nga standartet e jeteses.

Megjithate shqiptaret kane besim tek klasa politike. Mbeshtetja per klasen politike eshte rritur ne raport me vitin e shkuar. Ne 2010 48 perqind e shqiptareve thone se i mbeshtesin udheheqesit e tyre 48.3 perqind mbeshtesin klasen politike kurse 40.2 perqind jane te pakenaqur nga ajo.

Ne rastin e kryeministrit duket se jane me shume te pakenaqurit nga puna e tij 47.1 perqind perkundrejt 42.7 perqind te kenaqur. Por ne teresine e punes se qeverise si kabinet shqiptaret vetem 22 perqind mendojne se ajo ka qene jo e mire 37.4 perqind mendojne se puna e qeverise ka qene e mjaftueshme dhe 38.6 perqind mendojne se ka qene e shkelqyer apo e mire.

Ne pergjithesi shqiptaret jane te kenaqur edhe nga qeverisja lokale. 42.2 perqind mendojne se pushteti lokal shkelqyeshem ose mire 36.2 perqind mjaftueshem dhe vetem 17.3 perqind te pakenaqurme qeverisjen lokale.

Nga institucionet me te besueshme mbetet Presidenti i Republikes 61.6 perqind e shqiptareve kane besim tek ai kurse 71 perqind kane besim tek mediat nderkohe qe besimi tek gjyqesori vetem 31 perqind ka shenuar nje renie me 13 pike ne krahasim me vitin e shkuar.

Mbeshetja e shqiptareve per BE-ne mbetet nje nder me te lartat ne rajon me mbi 81 perqind qe perfaqesone dhe 8 pike perqindje me pak se vitin e shkuar. Megjithate ne rast te nje referendumi per ne BE nje shumice e gjere prej 93 perqind e shqiptareve do te votonte pro anetaresimit.

Megjithe nje renie te lehte Shqiperia akoma ka nivelet me te larta 49 perqind e te intervistuarve qe deklarojne se iu desh te korruptonin dike gjate vitit qe i parapriu ketij sondazhi.

35 perqind e shqiptareve me shume se cdo vend tjeter i rajonit mendojne se niveli i krimit te organizuar eshte ne renie.

Nderkohe ka renie edhe numri i njerezve qe mendojne te largohen nga vendi. Ne vitin 2010 42 perqind thane se do te deshironin te largoheshin megjithate vetem 6 perqind e tyre kane plane konkrete per kete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›