Rama Fletet i trajton KQZ ne duam materialet zgjedhore
Te pranoje ngritjen e komisionit hetimor. Ti hape rruge hetimit te kutive te materialeve zgjedhore per ti hapur rruge edhe reformes zgjedhore. Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tani me fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi u shpreh dje Rama ne nje konference per mediat nga selia e PS-se. Kryesocialisti kerkoi nisjen sa me pare te hetimit te zgjedhjeve te kaluara per te mos penguar proceset e ardhshme integruese te vendit. Hetimi duhet te filloje nje ore e me pare ne menyre qe kriza politike te
zgjidhet dhe zgjedhjet e ardhshme te shpetohen. Me hetim nje ore e me pare ne kemi parasysh implementimin e rezolutes se PE-se dhe transparencen e kutive te materialeve zgjedhore si shtylle e patjetersueshme e ketij hetimi. E kemi thene shqip po e perserisim perdite fletet e votimit jane jashte objektit te ketij hetimi dhe jashte interesimit tone per kete hetim. Per interesat e vendit dhe per domosdoshmerine qe Shqiperia te mos pesoje te njejtin fat me statusin e kandidatit dhe me integrimin ne BE sic e pesoi me vizat qe i mori e fundit per shkak te mbetjes ne klase se perseritur si pasoje e keqqeverisjes ne e kemi bere kete oferte dhe presim pergjigjen nje ore e me pare per kete oferte u shpreh Rama. Per kreun socialist tashme kerkesa e re e tyre per hetimin e materialeve zgjedhore kerkon vetem angazhimin e KQZ-se qe administron materialet zgjedhore.
Kryeministri nuk mund te vere kushte mbi ate qe ne shkruajme madje as kryeministri vete nuk ka fare pune me fletet e votimit te cilat i trajton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpreh kryesocialisti. Nder te tjera Rama nenvizoi se pranimi i ofertes se re te opozites do ti hape rruge reformes elektorale ndersa theksoi edhe mbeshtetjen e nderkombetareve per iniciativen e Partise Socialiste per te nxjerre vendin nga kriza.
Nuk ka mundesi Shqiperia te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne rast se Parlamenti nuk ben transparencen e zgjedhjeve te shkuara dhe nuk ka zgjedhje te mundshme ne Shqiperi qe te quhen te lira dhe te ndershme ne rast se nuk i hapet rruge hetimit parlamentar duke zbatuar e zeze mbi te bardhe rezoluten e PE-se qe eshte ne oferten tone te re mot a mot tha Rama.
Sipas kryesocialistit oferta e re per hetimin e zgjedhjeve ka marre pelqimin e Brukselit. Oferta jone ka marre nje opinion pozitiv te shprehur publikisht nga zyra e Komisionerit per Zgjerimin por ne duam qe oferta jone te marre pergjigje pozitive nga njeriu qe e ka shkaktuar dhe e mban krizen hapur duke e thelluar ate nga Saliu i votave te vjedhura dhe i kutive te mbyllura u shpreh Rama. Kryesocialisti deklaroi heqjen dore nga fletet e votimit per hetimin e zgjedhjeve ne mbledhjen e Asamblese Kombetare vetem nje jave me pare ndersa u shpreh se transparences se zgjedhjeve i mjaftojne materialet zgjedhore. Madje ne funksion te zgjidhjes se krizes politike permes hetimit parlamentar opozita po shtyn nisjen e protestave popullore ne te gjitha qarqet e vendit per te cilat ishte shprehur kohe me pare se do te nisnin pas 15 tetorit. Dhe pse ne mbledhjet e fundit te tryezave te partive opozitare Rames i eshte kerkuar nga aleatet e tij nisja e protestave per te larguar qeverine opozita ka bllokuar nisjen e tyre ne funksion te gjetjes se nje zgjidhjeje kompromisi me maxhorancen per hetimin e zgjedhjeve.
Berisha Nuk kam oferte te re nga Rama e fundit me 14 shtator
Kryeministri Berisha tha dje se ende nuk ka marre nje oferte te re nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama por u shpreh i vendosur kur tha se nuk do te pranoje hetimin e pakufizuar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne perfundim te punes se Komitetit Shteteror per ngritjen e Parlamentit te ri kreu i ekzekutivit u shpreh se oferta e fundit qe ka marre nga kundershtari i tij politik eshte ajo e 14 shtatorit. Kjo per mua eshte nje mungese e plote serioziteti pasi ne ate oferte shkruan per hetim te pakufizuar. Mirepo ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet zyrtar i lare por as edhe nje institucion cilido qofte ai qe te kete fuqi te pakufizuara hetimi. Fuqite e pakufizuara kane ekzistuar vetem ne sistemin e atit shpirteror te zotit Rama dhe ato nuk kthehen me kurre ne kete vend u shpreh Kryeministri. Ne te njejten kohe ai kritikoi qendrimin e opozites persa i perket votimit te Avokatit te Popullit. Sic keni konstatuar ju opozites ne i kemi ofruar qe te sjelle kandidaturen e Avokatit te Popullit me kushtin e vetem qe te mos jete ish-persekutor direkt i qytetareve shqiptare gjate diktatures. Ata nuk e sjellin dhe imagjinoni qe ky institucion u themelua per lirite dhe te drejtat e qytetareve ku opozita duhet te jete ne krye te interesit per kete institucion vijoi me tej Berisha. Ne pergjigje te interesimit te mediave kreu i shumices parlamentare perseriti edhe njehere se mafia e votes nuk do te mund te neperkembe vullnetin e qytetareve. Perpjekje per te shkelur mbi voten sepse ishte po ky zoteri qe per 15 muaj rresht donte tu merrte shqiptareve sekretin voten dhe tani thote qe nuk kam pune me votat. Nga ta di une qe ai neser nuk kthehet prape e thote se dua te shoh votat Si te duket ty Endri sikur ai te marre listat dhe fletet e votimit dhe te gjeje sesi ke votuar ti A do ta pranoje ti kete apo jo do qytetar duhet te pyese veten. Prandaj une nuk mund te flas ne pergjithesi tha Berisha. Sipas kreut te ekzekutivit meqenese zoti Rama sic me informoi zyra ime e shtypit ka deklaruar se i ka dorezuar Kryeministrit oferten ne ate oferte ai ben fjale per hetim te pakufizuar. Qe nga koherat me te hershme eshte thene nga latinet verba volant scripta imanent - fjala fluturon shkrimi mbetet. Le ta sjelle oferten ne Parlament dhe une e garantoj se do ta trajtoj me seriozitetin me te madh. Por oferte per hetim te pakufizuar shkelqesia e tij kryetari i nderuar i Partise Socialiste ta harroje se une mund ta pranoj. Daul e veshtire te besh te pije nje gomar qe ska etje
Kryetari i grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Europian i pyetur nese kriza do te zgjidhet perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale u shpreh se E di qe kemi nje afat shume te shkurter por po ju them nje shprehje franceze qe thote shte veshtire qe te besh te pije nje gomar qe ska etje. Pra ajo qe po bej eshte se po i hedh pak sheqer ujit qe ta bej ujin te pijshem. Sipas tij edhe kreu i socialisteve evropiane Martin Shultz kerkon qe te zgjidhet kriza politike ne Shqiperi. Martin Schulz eshte si mua. Ne jemi demokrate pavaresisht se skemi te njejten tendence politike por ne kerkojme nje zgjidhje sepse populli shqiptar meriton nje funksionim normal te demokracise. Severin Tashme topi eshte ne fushen e qeverise
Zv.presidenti i grupit te socialisteve dhe demokrateve ne PE Adrian Severin apeloi dje ndaj politikes shqiptare per gjetjen e zgjidhjes se krizes politike ne vend. Ai i kerkoi maxhorances qeverisese te jape kontributin e saj per te arritur ne kete zgjidhje. Ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise theksoi Severin duke u shprehur se tashme e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme ne lidhje me normalizimin e situates politike ne vend bie mbi qeverine shqiptare. Pra shpresoj se pergjigja e qeverise do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend e jo thjesht nje stabilitet ne dukje. Me te ne mund te vazhdojme me tej negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat si dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE theksoi zyrtari i Parlamentit Europian.
ARISTIR LUMEZI