Raporti i KE perplasje Berisha-Fyle
Ne konferencen e organizuar nga te djathtet e Parlamentit Europian me teme Ballkani ne zemer te Europes zyrtari i larte i Komisionit Europian tha se vleresimi per Shqiperine dhe Malin e Zi eshte realist dhe i bazuar ne ate se cfare keto vende kane bere gjate nje viti. Ai theksoi ne te njejten kohe se Komisioni do te shohe sesi do te plotesohen prioritetet e verejtura gjate ketij viti ne paketen e vitit 2011. Ne duam deshmi efikase nese duam te jemi te besueshem. Ne kete pike nuk e kam problem qe te vijoj tua perseris kete. Liria e shtypit dhe medias eshte shqetesim ne shume vende. Opinioni mbi Shqiperine e Malin e Zi eshte bazuar ne perparimin qe secili prej tyre ka bere duke mbetur realist per ato cfare mbeten per tu bere. Ne kuader te sjelljes sone qe bazohet ne besueshmeri ne u percaktuam disa prioritete te qarta secilit vend qe te tregojne se cfare duhet bere e ne do te shohim sesi eshte perparuar per keto prioritete ne paketen e zgjerimit 2011 tha Fyle. Te pranishem ne kete konference kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryeministri Sali Berisha kritikuan raportin e hartuar nga Komisioni Europian persa i perket punes se bere nga Kuvendi dhe gatishmerise se qeverise per te zgjidhur krizen politike. Ne fjalen e tij kreu i qeverise shqiptare tha se nuk do te kete nje rruge te shpejte per integrimin e Shqiperise me te drejta te plota ne Bashkimin Europian. Ai kritikoi paragrafin e hartuar nga Komisioni sipas te cilit qeveria nuk pranoi propozimin e opozites per daljen nga ngerci. Persa i takon Shqiperise shoh se nuk ia vlen qe te kete nje rruge te shpejte e nuk ka per te pasur nje rruge te shpejte zgjerimi. Por nuk shqetesohem per kete e marr me durim si nje proces te bazuar teresisht mbi merita. E vetmja gje qe kerkoj jane marredheniet transparente. Asgje tjeter. Ne iu permbajtem transparences e me lendoni kur thoni se qeveria nuk pranoi propozimin e opozites. Ne nje kohe kur une perpara ketyre zoterinjve ketu e te tjereve kam bere kaq shume propozime e kam pranuar shume gjera tha Berisha. Pas fjales se perfaqesuesve nga Shqiperia komisioneri per Zgjerimin tha se ajo qe kerkon institucioni qe ai drejton eshte zbatimi i ligjeve me shume sesa miratimi i tyre. Besueshmeria fitohet jo vec duke germuar kutite per perafrimin e legjislacionit por sidomos duke lene gjurme te besueshme per zbatimin e tyre dhe reformat e ndermarra. Vetem keto deshmi mund te garantojne ndryshimin e pritshem dhe perfitimet ndaj shoqerise tha Fyle. Nga ana e tij Kryeministri duke folur per mediat pas konferences tha se ne zyren e tij nuk ka mberritur ende nje oferte e re nga kryetari i Partise Socialiste duke premtuar se do ta shqyrtoje ate me seriozitet pasi te vije. Qeveria eksperte te huaj per pasaktesite e raportit te KE-se
Zevendesministrja e Integrimit Jorida Tabaku raportoi dje ne Komisionin Parlamentar te Integrimit duke deklaruar se Shqiperia nuk ka humbur asnje euro pas opinionit te KE-se per statusin kandidat. Ndryshe nga sa eshte raportuar se Shqiperia mund te humbase 400 milione euro per shkak te statusit te kushtezuar Tabaku tha se kjo nuk eshte e vertete. Kjo nuk eshte e vertete qe kemi humbur 400 milione euro. Ne kuadrin financiar dhe fiskal te Komisionit parashikohet se deri ne vitin 2012 Shqiperia ka nje shume te caktuar fondesh se bashku me Bosnjen dhe Malin e Zi. Nuk do te humbasim asnje euro nga ky proces tha Tabaku. Me tej ai u shpreh se ne ministri ndodhen edhe tre eksperte te huaj te cilet po analizojne raportin e KE-se per cdo pasaktesi te mundshme e me pas ti nisen KE-se. Ajo garantoi me tej se nuk kemi humbur asnje fond te IPA-s. Me marrjen e statutit te kandidatit dhe me plotesimin e disa kushteve te akreditimit te institucioneve te qeverise shqiptare Shqiperia do te perfitoje nga fondet e BE-se shtoi Tabaku e cila garantoi se keto fonde jane ne disbursim dhe po miremenaxhohen. Zevendesministrja iu pergjigj edhe pyetjeve te deputeteve per buxhetin ndersa evidentoi se per vitin tjeter do te jene 30 per qind me shume per Ministrine e Integrimit. Topalli Ne raportin tjeter te pasqyrohet realiteti per Kuvendin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi ne Bruksel se ajo ka respektuar ligjin dhe shtetin ligjor ne drejtimin e Kuvendit dhe se ka qene e detyruar te punoje nga kerkesa te cuditshme te opozites. Ne fjalen e saj ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes te organizuar nga PPE Topalli tha se puna e Kuvendit nuk eshte pasqyruar ne raportin e KE-se per statusin kandidat dhe kerkoi qe te evidentohet raportin e ardhshem. Une kam qene e detyruar dhe e vendosur edhe gjate ketyre viteve kur kam pasur shume kerkesa te cuditshme nga opozita ti qendroj fort ketij parimi - shtetit te se drejtes. Dhe mendoj se shteti i se drejtes respektimi i ligjit dhe Kushtetutes duhet te jete i njejte per ne si shqiptare ashtu sic eshte edhe per vendet e tjera. Mendoj per cdo politikan duhet te jete e qarte ne mendjet tona - une besoj ne shtetin e se drejtes. Shteti i se drejtes eshte nje shtylle themelore e kritereve te Kopenhagenit. Per mua shtet i se drejtes do te thote respekt per ligjin respekt per Kushtetuten. Respekti per ligjin dhe Kushtetuten eshte per mua nje trini. Keto fjale jane trinitet tha Topalli. Pas opinionit te KE-se per statusin kandidat ajo mbrojti punen e Kuvendit duke kerkuar qe kjo pune te pasqyrohet vitin e ardhshem. Kemi pasur nje agjende shume te ngjeshur. Gjate ketij viti kaluam mbi 300 ligje vendime dhe rezoluta shume prej tyre tejet te rendesishme qe kishin te benin me detyrimet per liberalizimin dhe sfidat e tjera qe kemi. Ne kemi organizuar 136 seanca degjimore ne komisionet parlamentare 19 grupe interesi jane ftuar ne keto komisione dhe mese 16 institucione kushtetuese kane raportuar ne Parlament. Dhe vertet shpresoj qe ne raportin tjeter ky realitet dhe kjo e vertete do te pasqyrohet.